E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha 2011 viti me rritje me te madhe te eksporteve

Kete 9-mujor eksportet e ketij vendit te cilat jane deshmia me autentike e prodhimit kane nje rritje prej rreth 320 milione dollare krahasuar kjo me vitin 2010

Ne mbledhjen e djeshme te qeverise Kryeministri Sali Berisha foli projekt-dokumentin e programit buxhetor 2012-2014. Kreu i qeverise theksoi se gjate ketyre viteve ekonomia shqiptare ka ecur perpara duke theksuar se vetem ne 9-mujorin e fundit te ardhurat nga eksportet kane qene me shume se 320 milione dollare. Sot miratojme dhe projekt-dokumentin e programit buxhetor afatmesem 2012-2014. Te dhenat jane inkurajuese. Une dua ti informoj shqiptaret lidhur me performancen ekonomike dhe me funksionimin e makinerise ekonomike shqiptare ne keto 9 muaj. Shqiperia serish prodhon lajme pozitive. Dinamizmi i ekonomise shqiptare eshte i admirueshem. Dua tju njoftoj se ne kete 9-mujor eksportet e ketij vendit te cilat jane deshmia me autentike e prodhimit kane nje rritje prej rreth 320 milione dollare krahasuar kjo me vitin 2010 vitin e rritjes me te madhe te eksporteve shqiptare. Ajo qe eshte shume pozitive ne kete rritje qendron ne faktin se vjet dhe kete vit trendi i rritjes se eksporteve Made in Albania domethene te prodhimeve mirefilli shqiptare dominon mbi trendin e rritjes se eksporteve te bazuara ne materiale te importuara. Faktikisht keto 9 muaj eksportet me mallra Made in Albania kane pasur nje rritje prej 27 per qind - u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij eksportet e bazuara ne perpunimin e mallrave te importuara si lende e pare baze kane nje rritje prej 20 per qind duke shtuar se gjithnje e me shume prodhimet shqiptare po preferohen ne tregjet e botes. Ndersa theksoi se kjo rritje shkon dora-dores me disa tregues te tjere themelore te funksionimit te nje ekonomie sic eshte permiresimi i pervitshem i treguesit te kompetitivitetit te ekonomise. Ky tregues eshte rezultante i nje universi te tere treguesit. Eksportet shqiptare si deshmia me e sigurt e rritjes se produktivitetit dhe rritjes se prodhimit e pesuan kete rritje paralel me rritjen e lirise ekonomike - vijoi me tej kreu i qeverise. Kreu i qeverise deklaroi edhe njehere se pavaresisht krizes qe perfshiu vendet e tjera te rajonit dhe te botes Shqiperia pati rritje ekonomike. Sipas tij dokumenti i fundit mbi lirine ekonomike ne bote fakton se ajo ka pasur ndrydhje se kriza financiare ekonomike dhe e borxheve ka shtyre qeverite drejt masave qe kane ngushtuar e ndrydhur lirine ekonomike por kjo nuk ka ndodhur ne Shqiperi madje ka ndodhur e kunderta liria ekonomike eshte rritur me 16 per qind. Rritja e eksporteve shqiptare ne kulmin e krizes se borxheve ne Evrope shkon paralel me rritjen me te madhe te investimeve te huaja ne historine e vendit investime qe vitin e kaluar pavaresisht nga kriza evropiane dhe boterore shenuan ne Shqiperi rritjen me te madhe ne tere rajonin ose Shqiperia vendi i vetem me rritje te investimeve ne tere rajonin. Dhe paralel me te eshte edhe rritja e madhe e eksporteve te vendit rritje qe tregon se ekonomia shqiptare ne garen rajonale dhe boterore po funksionon e po garon gjithnje e me mire - tha kreu i qeverise. Ndersa ka vleresuar edhe punen e bankave ne vendin tone te cilen Kryeministri Berisha e cilesoi nje sukses te vecante. Sipas tij pavaresisht se monedha jone Leku eshte nje monedhe e vogel krahasuar me te tjera ajo tregoi se e perballoi mjafte mire krizen dhe kjo fale punes se mire te bera nga bankieret shqiptare. Nuk mund te mohohet se Evropa nuk ka njohur ndofta nje krize kaq te thelle te sistemit te borxheve. Borxhet provohen tashme si nje tepri pasi eshte tepruar me to sepse ato jane marre dhe nuk jane investuar ne ekonomi infrastrukture ne teknologjite me te mira per te rritur prodhimin por jane shperdoruar per qellime hedonistike apo te tjera. Dhe kjo eshte nje krize qe do te persistoje. Sigurisht qe Evropa ka te gjithe potencialet per ta kapercyer por e verteta eshte se kriza ka nje histori jo te shkurter ndaj nuk kapercehet dot per nje kohe te shkurter - perfundoi kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›