Berisha Pyjet prioritet i qeverise
Kryeministri Berisha priti diten e djeshme kryetaren e Akademise Mbreterore te Suedise per Bujqesine dhe Pyjet akademiken Sara von Arnold. Kryeministri Berisha i shprehu zonjes Arnold falenderimet per bashkepunimin mes Suedise dhe Shqiperise ne fushen e hartimit te strategjise se pyjeve. Ne kete kontekst Kryeministri falenderoi per kontributin e dhene nga Akademia Mbreterore Suedeze per Bujqesine dhe Pyjet e cila ne bashkepunim me Akademine e Shkencave te Shqiperise dhe me mbeshtetjen e Ministrise se Mjedisit organizuan keto dite ne Tirane konferencen per Politikat pyjore ne Shqiperi drejt standardeve te Bashkimit Evropian. Gjate ketij takimi Kryeministri Berisha beri nje ekspoze te potencialeve te medha qe ofron Shqiperia si nje vend shume i pasur ne burime hidrike potenciale qe mund ta shnderrojne ate ne Shqiperine e gjelber. Kryeministri u shpreh se gjate viteve te fundit qeveria shqiptare eshte angazhuar ne dy projekte te rendesishme dhe shume ambicioze te cilet do te luajne nje rol shume te rendesishem ne kete drejtim. Nder te tjera Kryeministri e njohu Kryetaren e Akademise Mbreterore te Suedise me nje tjeter projekt shume ambicioz ne funksion te Shqiperise se gjelber i cili eshte ai qindrafishimit te drureve frutore arrore per te cilin po punohet eshte drejt perfundimit te tij. Per sa i perket ketij projekti Kryeministri theksoi se pyllezimi me dru frutore arrore do te jete nje prioritet i qeverise shqiptare ne drejtim te programit Shqiperia e gjelber te cilin ajo do ta mbeshtese financiarisht ne te gjitha hallkat e tij qe nga mbjelljet dhe deri tek produkti i perpunuar i tyre. Nga ana e saj Kryetarja e Akademise Mbreterore te Suedise per Bujqesine dhe Pyjet Prof. dr. Sara von Arnold vleresoi potencialet madhore qe ofron Shqiperia ne teresi per nje zhvillim te gjelber si dhe perpjekjet serioze te qeverise shqiptare qe nepermjet projekteve te rendesishme po inkurajon dhe mbeshtet kete zhvillim.