E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hapja e TEG Berisha Biznesi qendra e zhvillimit ekonomik te vendit

Zoti kryetar i Bashkise duhet te ndiehesh shume i lumtur. Dy mije qytetare nisin punen ne kete qender dhe dy mije te tjere indirekt marrin rrogat per veprimtari te kesaj qendre

Kryeministri Sali Berisha ishte i pranishem diten e djeshme ne ceremonine e inaugurimit te qendres tregtare me te madhe ne vend Tirana East Gate TEG. Kreu i qeverise e cilesoi kete qender si nje nga investimet me te medha te biznesit. Ne fjalen e tij drejtuar kreut te Bashkise Lulezim Basha Kryeministri deklaroi se ai duhet te jete edhe njeriu me i lumtur pasi ne kete qender do te jene te punesuar 4 mije persona nga te cilet 2 mije do te marrin rrogat e tyre direkt dhe 2 mije te tjere indirekt. Zoti kryetar i Bashkise duhet te ndjehesh shume i lumtur. Dy mije qytetare nisin punen ne kete qender dhe dy mije te tjere indirekt marrin rrogat per veprimtari te kesaj qendre - u shpreh Kryeministri Berisha. Ai shprehu mirenjohjen e thelle te tij per te gjitha firmat qe kane investuar ne kete qender te madhe per te cilen jane investuar 104 milione euro nga te cilat 54 milione euro jane investuar nga qendra dhe 50 milione te tjera nga bizneset. Per kreun e qeverise shqiptare investime te tjera te kesaj rendesie do te vazhdojne ne vendin tone te cilat jane nje sinjal i rendesishem per sigurine e bizneseve edhe ne vitet ne vazhdim. Ai falenderoi perfaqesuesit e kesaj qendre te cilet sipas kreut te qeverise i bene nje nga dhuratat me te bukura Shqiperise me rastin e 100-vjetorit te pavaresise. Kjo eshte dhurata me e bukur qe grupi Balfin dhe Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndermarrjeve i beri Shqiperise ne prag te 100-vjetorit te saj. Tirana East Gate eshte qendra me e bukur me e madhe me e rendesishme tregtare e vendit dhe ndoshta nder me te bukurat ne rajon dhe me gjere. Zamir nje dite nje miku im me thoshe se e vizitova qendren dhe se gjate gjithe vizites time atje mendoja se mund te gjendesha ne Paris Nju Jork Londer dhe cdo kryeqytet te botes - vijoi me tej Kryeministri Berisha. Nder te tjera kreu i qeverise theksoi se vetem 18 muaj me pare eshte inauguruar fillimi i punimeve te kesaj qendre te madhe ndersa sot ne kete qender te gjithe shqiptaret do te kene mundesite qe te shohin dhe te blejne produkte nga Carefour e cila eshte dhe nje nga firmat me te medha ne bote. Ky eshte nje investim shqiptar i Balfin grup dhe mikut nder me te shquarit te kombit shqiptar Presidentit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Zhvillimit Mikael Granof. Ky eshte nje ndertim ne nje kohe rekord. Tetembedhjete muaj me pare kemi inauguruar fillimin e punimeve te kesaj qendre. Ne hapesirat e tij eshte vendosur Carrefour-i flamuri tregtar numer nje i Evropes dhe ka ardhur ketu nen flamurin shqiptar. TEG-u u inaugurua ne nje ceremoni me qindra te ftuar ne pranine e kreut te qeverise Berisha ambasadorit amerikan Aleksader Arvizu trupit diplomatik kryetarit te bashkise Lulzim Basha nje sere ministrash perfaqesues te botes se medias e biznesit.

Berisha Reformat celesi i suksesit te thithjes se investimeve te huaja

Gjithashtu Kryeministri Berisha mori pjese diten e djeshme edhe ne hapjen e panairit Klik-Ekspo Group ne te cilin marrin pjese shume biznese te cilet ekspozojne produktet e tyre. Kreu i qeverise theksoi se fale reformave te qeverise gjate ketyre viteve ka rritur besimin e investitoreve vendas dhe te huaj te cilet dita dites po rrisin investimet e tyre ne vendin tone. Uroj qe keto dite te jene te frytshme per sipermarresit. Shqiperia ka ndryshuar me shpejtesi te madhe ndersa investimet e huaja kane njohur rritje. Ato kane qene 316 per qind ne kater vjet. Nje rritje kjo e arritur fale reformave te ndermarra nga qeveria. Te liria ekonomike qendrojne potencialet e zhvillimit. Ne kemi vendosur barren fiskale me te ulet - theksoi me tej kreu i qeverise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›