Izrael/ Bllokohen 60 tonë armë në një anije
Forcat izraelite kanë bllokuar sot një anije të nisur nga Irani, në të cilën kanë gjetur 60 tonelata armë, raketa dhe municione.
Sipas burimeve, operacioni për ndalimin e anijes u krye nga forcat speciale të marinës së shtetit hebre, të cilët më pas ndryshuan kursin e saj për në portin e Ashdodit, në jug të Tel Avivit.
Sipas autoriteteve izraelite, armët kanë qenë për milicitë sheite libaneze të Hezbollah dhe do t'u kalonin këtyre të fundit përmes Sirisë.
Anija kishte flamurin e Antiguas dhe quhej "Francop", ndërsa ekuipazhi i saj përbëhej nga shtetas polakë, të cilët dyshohet se nuk dinin gjë për ngarkesën me armë, të fshehur poshtë një ngarkese tjetër me mallra civilë.