E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK-së akuzon Qeverinë për mashtrime me norma tatimore

Këshilli i ekspertëve për ekonomi i LDK-së ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për mashtrime me norma tatimore. Në një konference për media me temën “Kosova në shifra dhe fakte nën sundimin e PDK-së” Abdullah Hoti nga ky këshill ka thënë se në një familje me të ardhura mesatare dhe te bizneset e vogla në Kosovë ka pasur rritje të tatimeve, derisa te korporatat e mëdha dhe tek ata që kanë të ardhura më të larta se 450 euro ka pasur zbritje të tatimit, politikë kjo, sipas Hotit, që rëndon edhe më shumë gjendjen e vështirë të qytetarëve.

Ai ka thënë se LDK-ja konsideron se kjo politikë tatimore është shumë e padrejtë, raporton KTV. “Politikat tatimore të Qeverisë Thaçi kanë krijuar shumë më tepër humbës sesa fitues”, është shprehur Hoti. Këshilli i Ekspertëve të Ekonomisë së LDK-së, ka thënë Hoti, mendon se Qeveria duhet ta ndryshojë këtë qasje, duke rritur tatimet te Korporatat e mëdha ekonomike dhe duke lehtësuar tatimet për qytetarët që kanë të ardhura mesatare 200 euro, si dhe te bizneset individuale./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›