E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Kriza me Presidentin eshte krize e ketij pushteti

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka reaguar dje dhe per qendisin e mazhorances ne lidhje me kryetarin e Gjykates Kushtetuese. Ne bashkebisedimin me gazetaret Rama u shpreh se konflikti mes mazhorances dhe Presidentit ka ardhur si pasoje e keqmenaxhimit te Kuvendit dhe pushtetit nga Partia Demokratike. Ai e ka cilesuar si jo etike qendrimin e mazhorances. Sipas tij kriza ka ardhur ne formen e “kerkese aspak etike qofte edhe ne shprehje, adresuar si akuze ndaj presidentit per gjoja shkeljen e kushtetutes dhe bllokimin e Gjykates Kushtetuese qe sot eshte ne kete derexhe pikerisht per faj dhe pergjegjesi ekskluzive te atyre qe akuzojne”. Kreu i PS-se eshte shprehur se ka nje lidhje me zgjedhjeve te 28 qershorit dhes situates ku ndodhet vendi dhe raporteve mes mazhorances dhe kreut te shtetit. Rama ka vleresuar se gjuha e perdorur ndaj kreut te shtetit nga perfaqesuesit e mazhorances nuk eshte aspak ne nivelin e duhur. I pyetur nese ka apo jo shkelje te Kushtetutes nga kreut i shtetit, Rama u shpreh se eshte mazhoranca ajo qe e ka bere nje gje te tille. “Kur Partia Demokratike flet per shkelje te Kushtetutes me kujtohet Faik Konices qe thoshte “Me vjen nje i papermbajtur gaz”. Eshte krejt humbje kohe dhe mungese respekti per veten qe ne ti hyjme nje diskutimi lidhur me sa te drejte ka PD kur flet per shkelje kushtetute”, tha ai. Rama u shpreh se mazhoranca ka qene ne shkelje konstante te Kushtetutes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›