E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: 4 vitet e ardhshme, treg pune më fleksibël dhe rritje të punësimit

sala

Kryeministri Sali Berisha, gjatë një vizite në panairin Forum, punësim, ka thënë se qeveria e tij, në mandatin e ardhshëm do të rrisë dhe do të krijojë një treg punësimi me fleksibël.

Tregu i punës do të jetë në epiqendër të reformave tona. Do të adoptojmë në Shqipëri reformat të mira të trajnimit dhe kualifikimit të tregut të punës. Reforma të cilat kanë faktuar se mund të ketë rritje të larta të punësimit. Ne do të bëjmë gjithçka që agjencitë shtetërore të punësimit të kenë mjetet më moderne të menaxhimit, sistemin më të mirë të trajnimit të krahut të punës, për shumëllojshmërinë e kontratave që do të bëjnë të mundur krijimin e mijëra vendeve të reja të punës. Ne do të bëjmë gjithçka që tregu i punës të bëhet tregu më fleksibël në rajon dhe do bëjmë gjithçka për rritjen e punësimit të shqiptarëve, tha Berisha.

Ai ka ripërsëritur faktin se nuk do të rriten taksat për biznesin e madh, ndërkohë që nuk la pa sulmuar edhe opozitën.

Ata të cilët kërcënojnë sipërmarrjen me taksa të larta janë pa mend sepse harrojnë se cili është qëllimi i rritjes së taksave për investitorët. Rritja e taksave është shkatërrimi i qindra mijëra vendeve të punës, është dekurajimi i entuziazmit të investitorëve dhe uljen e besimit të tyre. Ju garantoj se për sa kohë do të votoni Partinë Demokratike  dhe këtë qeveri, do të ketë vetëm ulje të vazhdueshme të taksave dhe tarifave dhe kjo me qëllimin e vetëm për nxitjen e punësimit, rritjen ekonomike dhe të punësimit të qytetarëve, u shpreh Berisha./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›