Pasiguria, kompanitë e huaja transferojnë fitimet jashtë Shqipërisë
Pasiguria ekonomike, por edhe situate politike, kanë bërë që kompanitë e huaja në Shqipëri, të largojnë në një përqindje të madhe fitimet e tyre jashtë Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë raporton se në vitin 2012, shoqëritë e huaja kanë rritur masën e transferimit të fitimeve jashtë vendit. Shumë kompani nuk kanë pranuar që fitimet ti riinvestojnë, por kanë preferuar ti dërgojnë në vendet ku janë të stacionuara selitë mëma apo në shtete me stabilitet ekonomik.
Sipas të dhënave nga bilanci i pagesave për vitin 2012, zëri të ardhura dalëse nga investimet, që kryesisht është transferimi i fitimeve jashtë vendit, shënoi një rritje të ndjeshme me 40 për qind me bazë vjetore, duke arritur në 264 milionë euro, duke iu afruar nivelit të vitit 2008, raporton Shqip. Një vit më parë, ky zë kishte shënuar një rënie të ndjeshme prej gati 50 për qind./b.l