E Shtunë, 31 Tetor 2026

Firmoset marrëveshja mes METE-s dhe TAP

mimaMinistri i ri i Ekonomisë, Florion Mima, ka firmosur gjatë ditës së sotme marrëveshjen me TAP. Mima deklaroi se projekti TAP do të thotë më shumë punësim dhe investime për vendin.

Kjetil Tungland, drejtori menaxherial i projektit gazsjellës TAP, deklaroi se me anë të këtij projekti, Shqipëria do të përfitojë rreth 1 miliard euro investime.

Me anë të nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje kemi rritur shanset për përzgjedhjen e projektit nga Shah Deniz në qershor të këtij viti. Kjo marrëveshje është e fundit dhe përcakton një sërë elementësh të rëndësishëm, siç janë toka ku do të kalojë, studimet mjedisore apo studime të tjera që lidhen me projektin. Ndër të tjera TAP do të ofrojë edhe mbështetje në zhvillimin e tregut të gazit në Shqipëri. Janë 1 miliard euro investime të cilat do të sjellin rritje ekonomike dhe rritje të punësimit tha ai./b.l

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›