TemA TV/ Beqja: 2012-a, viti më i vështirë ekonomik këto 22 vjet. Berisha ka rritur vetëm borxhet (VIDEO)
Sekretari për programin në PS, Ilir Beqja, tha se viti që lamë pas, sipas të dhënave zyrtare, ka qenë më viti më i vështirë ekonomik këto 22 vitet e fundit. Ai tha se e vetmja gjë që ka bërë kryeministri Berisha, ka qenë rritja e borxhit. Sipas tij, rritja e borxhit publik i kushton një familje shqiptare 60 dollarë në muaj.
Edhe të dhënat zyrtare nuk mund ta fshehin dot më se viti 2012 është viti më i keq për ekonominë shqiptare në këto 22 vjet demokraci, përjashtuar vitin 1997.
97-ta ishte viti i rrënimit ekonomik sepse piramidat financiare kolapsuan ekonominë e vendit, buxhetet familjare, sipërmarrjet ende të brishta.
Edhe 2012-ta të thelb është e njëjta gjë. 2012 është dështim i një modeli rritje pa zhvillim, model i rritjes vetëm me borxhe. Madje, dhe pa e vrarë mendjen fare për efektivitetin e borxheve të marra, tha Beqja në një konferencë.
E vetmja gjë që është rritur për ekonominë shqiptare janë shpenzimet e shërbimit të borxhit.
Në 2012, shërbimi i borxhit i kushtoi çdo familjeje shqiptare 60 USD në muaj.
Është e qartë që Shqipërisë dhe shqiptarëve u nevojitet një model i ri ekonomik, nevojitet ristrukturimi i plotë i ekonomisë shqiptare. Një model ekonomik i cili të ketë si prioritet më pak borxhe për brezat e ardhshëm, më shumë qëndrueshmëri fiskale, u shpreh ai gjatë fjalës së vet./b.l