Kanadaja, vendi që investon më shumë në Shqipëri. Italia zbret në vendin e katërt
Kanadaja është renditur për herë të parë si vendi me investimet më të mëdha të huaja në Shqipëri. Kjo renditje është kryesuar për vite me radhë nga Italia, por kriza në të cilën është future kjo e fundit, ka bërë që Italia të zbresë në vendin e katërt. Ky përfundim vjen nga Agjensisë së Investimeve të Huaja Direkte (AIDA).
Kështu, Kanadaja zë vendin e parë me 566 milionë euro investime. Më pas vjen Greqia me 525 milionë euro, Austria me 472 milionë euro dhe Italia me 372 milionë euro, Turqia me 282 miliionë euro dhe Gjermania me 85 milionë euro./b.l