E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: 8 dhjetori, dita e shembjes së Murit të Berlinit në Tiranë

Sheshi "Skënderbej" u vesh në blu nga flamujtë dhe ndriçimi spektakolar. PD-ja dhe aleatët e saj dhe qytetarë përkujtuan me një miting festiv ditën e 8 dhjetorit të lëvizjes studentore të 1990. Kryeministri Sali Berisha e cilësoi këtë datë si dita kombëtare e rinisë.
"Në këte ditë u shemb Muri i Berlinit në Tiranë"- tha kryemninistri Berisha duke përshëndetur ish studentet e dhjetorit por dhe të rinjtë e sotëm.
"Urim të përzemërt qindra dhe mijërave vajzave dhe djemve që janë në këtë shesh dhe mbarë shqipërinë theksoi Berisha duke shtuar se studentët e dhjetorit 1990 janë gjenerata jonë e parë e lirë në kombit tonë.
Ai shtoi gjithashtu se 8 dhjetori është dita e të ardhmes dhe dita e besimit tek e ardhmja që ne besojmë.
Duke përkujtuar lëvizjen studentore të vitit 1990, kreu i Demokratëve theksoi "Studentët e Universitetit të Tiranës me në krye tribunin e lirisë Azem Hajdarin, me një guxim legjendar, me kurajon mbinjerëzore do të përballeshin në sheshet dhe rrugët e vendit me dikaturën më mizore të Europës dhe do të hapnin dyert e mbyllura të lirisë për ne dhe mbarë shqiptarët".
Ndërkohë Berisha nuk la pa përmendur edhe opozitën duke theksuar se
bllokmenët e rinj nuk do ta ndalojnë hapin e vendit drejt integrimit europian.
"I bëjmë thirrje nga kjo tribunë ejani me ne të vrapojmë drejt së ardhmes që meritojmë" theksoi Berisha duke shtuar se garanton në emër të gjithë shqiptarëve garanton se mafia do t'i përgjigjet ligjit me rreptisinë më të madhe, ndërsa plerat e bllokut në koshin e historisë që meritojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›