Presidenca daneze: Çështja “Meta”, na ka befasuar

Ky shtet kërkon më shumë progres nga vendet aspirante si Shqipëria dhe Bosnja.
"Për sa i përket Shqipërisë, ne kemi mirëpritur marrëveshjen e kohëve të fundit midis qeverise dhe opozitës si dhe ngritjen e një komisioni te përbashkët në Parlament për reformën zgjedhore. Por mbetet për t'u bërë më tepër për shtetin e së drejtës, duke iu referuar këtu edhe vendimit gjyqësor për çështjen “Meta”. Ky rast na ka befasuar shumë. Kjo tregon se është thelbësore për vendin që të bëhet progres në fushën e shtetit të së drejtës e të demokracisë", tha Nicolai Wammen, ministër i Danimarkës për Çështjet Evropiane. /Start/
2012-01-26 09:12