E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvend, sot diskutohet shkarkimi i Spahiut

Kreshnik Spahiu

Kuvendi i Shqipërisë në seancën e ditës së sotme, parashikuar për të filluar në orën 10:00 ka shënuar në rendin e ditës edhe shqyrtimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike  për shkarkimin nga detyra të Zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Sot pritet te votohet ngritja e nje grupi hetimor parlamentar.

Pas një sërë diskutimesh, kërkesa e grupit demokrat qëndron si pika e parafundit në rendin e ditës, para diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

PD ka akuzuar Kreshnik Spahiu se ka devijuar nga funksioni kushtetues dhe e ka zëvendësuar atë me veprimtari politike të papajtueshme me detyrën, duke mos përfaqësuar interesat në funksionin të drejtësisë e Kuvendit të Shqipërisë, organ nga i cili është zgjedhur. Vetë Kreshnik Spahiu është shprehur kundër kësaj nisme, e cila sipas tij nuk ka asnjë bazë kushtetuese. Spahiu ka deklaruar më parë se nuk është i përfshirë në një lëvizje politike, por në një lëvizje qytetare dhe shoqërore.

Edhe opozita ka kundërshtuar nismën e grupit parlamentar të PD-së, pasi e ka cilësuar atë të pambështetur në ligj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›