E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet e NATO-s, Komandanti i Aleancës takon Imamim

 “NATO po përpiqet të bëjë takime në të gjitha vendet anëtare për të parë se cilat projekte i vijnë në ndihmë NATO-s dhe vendeve të tjera. Të gjitha përfundimet që do të dalin me vendet anëtare, si dhe projektet që do të përzgjidhen, do t’i paraqiten Takimit të Çikagos, që do të mbahet në muajin maj të vitit 2012”, u shpreh Abrial.

Ndërkohë, Ministri  Imami në fjalën e tij nënvizoi se “Koncepti i ‘Smart Defence’ nga ana e Shqipërisë  është parë në këndvështrimin kombëtarë dhe në atë kolektiv (rajonal) të NATO-s. Në këtë këndvështrim po shihet rishikimi Strategjik i Mbrojtjes, i cili do të mbështetet në parimin e balancës, kosto-produktivitet”. QNOD-ja u trajtua nga Ministri Imami si një shembull që i ka paraprirë “Smart Defence”.

Po kështu, bashkëpunimi me Aviacionin Civil (ANTA) për vëzhgimin e hapsirës ajrore ka qenë një tjetër temë e rëndësishme e trajtuar nga ministri i Mbrojtjes Imami. Duke folur për projektet rajonale Ministri Imami u shpreh: “Është në interes për Shqipërinë projekti i vëzhgimit të hapsirës ajrore mes vendeve të rajonit, i cili u miratua në parim edhe në Ministerialin e A5-ës, po kështu ndërtimi i kapaciteteve të përbashkëta për përballimin e situatave të Emergjencave Civile, trajnimi i pilotëve dhe stërvitjet e përbashkëta”.

Në përfundim të takimit, Gjeneral Abrial u shpreh se, projektet e evidencuara në Shqipëri, janë projektet e duhura. Iniciativa e “Smart Defence” është përkrahur nga të gjitha vendet e NATO-s me besimin se do të ndryshojnë mënyrën se si vendet bashkëpunojnë për krijimin e kapaciteteve të përbashkëta.

Më herët, Komandanti i Komandës së Aleancës për Transformim Gjeneral Stephane Abrial u takua edhe me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, gjeneral major Xhemal Gjunkshi. /Start/

                                                                                             2012-01-26 08:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›