E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: “Kartolinat e turpit”

Ai tha se mbetjet dhe varrezat e makinave janë të shpërndara gjithandej, duke theksuar se “ku do që hedh sytë, të dalin si kartolina turpi”.

Ai kërkoi marrjen e masave të menjëhershme nga pushteti vendor dhe edukimin e fëmijëve për të ruajtur ambientin. “Zhdukni me shpejtësi kodrat e ndryshkut. Nuk është normale, që një objekt tëndin ta braktisësh duke e bërë të dëmshëm për shëndetin e qytetarëve të tjerë”, urdhëroi kryeministri.

Ai kërkoi gjithashtu që në ambient të mos hidhen qeset plastike. "Unë pres vendimin për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike në republikën e Shqipërisë. Sa më shpejt.. ku të hedhësh sytë, të dalin si kartolina turpi. Pse ne ta shëmtojmë mjedisin tonë. Pse ne të paraqitemi para të tjerëve sikur nuk jemi ata që nuk duam të jemi. Nuk ka vend më të bukur mbi hartën e tokës, ,... shkojmë e zhgarravisim me plehra”, shtoi kreu i qeverisë.

“Kryetarët e komunave e të bashkive do të kenë sanksione më të rënda deri në shkarkim detyre nëse nuk marrin masa për mirëmbajtjen e territorit të tyre. Detyra e parë e çdo amvisi është të pastrojë shtëpinë që në mëngjes. Prandaj dhe ligji do amendohet. Kryetar i komunës dhe zëvendësi nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme se të pastrojë shtëpinë”

Ai foli edhe për zhvillimin ekonomik të vendit, duke theksuar se eksportet gjatë 8-mujorit të parë të vitit 2011 janë rritur me 25 miliardë lekë apo mbi 250 milion dollarë krahasuar,  me vitin 2010 dhe kjo, sipas tij, falë modelit të suksesshëm ekonomik të ndërmarrë nga qeveria.

 “Kjo është një rritje shumë e rëndësishme, e cila shpreh dinamizmin e admirueshëm të ekonomisë shqiptare dhe është një nga treguesit më thelbësorë të rritjes së konkurueshmërisë në ekonomi, të rritjes së interesit të madh të investitorëve për ekonominë shqiptare dhe një nga treguesit më besnikë të rritjes së investimeve dhe punësimi në Shqipëri", vijoi ai.

Sipas kreut të qeverisë, fundi i këtij viti shënon trefishimin e eksporteve në një hark kohor më pak se 6-vjeçar, duke e konsideruar këtë, "një dëshmi e suksesit të modelit tonë ekonomik". "Ky model funksionon, është i qëndrueshëm dhe garanton e mbron vendin nga recesioni e kriza e borxheve që ka përfshirë një sërë vendesh të mëdha e të vogla në Evropë. Ky është një lajm shumë pozitiv e inkurajues, por dhe detyrues, që do të thotë se ne do të bëjmë gjithçka për qëndrimet transparente dhe më pak burokratike ndaj biznesit", theksoi kryeministri. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-07 12:49
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›