E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria, pjesë aktive në politikën e sigurisë së BE-së”

Këtë deklaratë Haxhinasto e bëri gjatë një takimi në Tiranë me kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian (CEUMC), Gjeneral Hakan Syren.

Duke theksuar se kapacitetet e vendit janë në rritje, Haxhinasto tha se në kuadër të kësaj skeme, Shqipëria është pjesëmarrëse në shumë operacione si në Çad, Afrikë dhe në Bosnjë-Hercegovinë.

“Ne marrim pjesë edhe në Afganistan, një nga kontributet më të rëndësishme që ka Shqipëria jashtë kufijve të saj. Ky kontribut do të forcohet edhe në bashkëpunim të plotë me komitetin e Mbrojtjes së BE-së”, tha ai.

Haxhinasto shprehu bindjen se ky takim do t’i japë një impuls të ri bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian në fushën e sigurisë.

Nga ana e tij, kryetari i Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjeneral Hakan Syren, tha se do të shfrytëzohen edhe mundësi të tjera për përmirësimin e bashkëpunimit në të ardhmen.
/Start/E.B/

                                                                                             2012-02-10 16:41
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›