Grekët protestojnë kundër planit të ri të masave
Një tjetër manifestim në formë proteste është paralajmëruar për sot në sheshin Sintagma në Athinë.
Protesta e parajmëruar nga dy sindikatat më të mëdha greke, ajo e punonjësve të sektorit publik dhe ajo e privatëve) përkon me votimin në Parlament të marrëveshjes së arritur për huanë prej 130 miliardë eurosh për të shmangur falimentin.
Ligji i emergjencës, i cili pritet të votohet sot në parlamentin grek, parashikon adoptimin e një tjetër plani masash që synon reduktimin e shpenzimeve publike përmes shkurtimit të rrogave dhe pensioneve. / G. Ndoja