E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Administrata të refuzojë presionet politike

Kryeministri Berisha i bëri thirrje të gjithë punonjësve të administratës shtetërore të refuzojnë çdo presion politik që u bëhet për të votuar në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Duke folur në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri Berisha theksoi se edhe pse rastet janë sporadike ato duhet të dënohen si në administratën qëndore ashtu edhe në atë vendore.

“U bëj thirrje punonjësve të administratës që çdo akt përpjekje për tu imponuar atyre qëndrime të caktuara ta refuzojnë në mënyë kategorike dhe i ganantoj cilido prej tyre do të ketë mëbshtejte të kryeminsitrit” theksoi Berisha duke shtuar se administata është e lirë të ndjekë veprimtarinë politike që ajo dëshiron.
 

Sipas kryeministrit punonjësit e administratës duhet të shprehin me votën e tyre kandidatin që duan dhe askush nuk mund t`i imponojë atyre të drejtën e votës.

Gjithashtu kryeministri Berisha i bëri thirrje edhe komisionerëve të cilët do të marrin pjesë në procesin e votimit që të respektojnë me regorizitet ligjin.
 

“I bëj thirrje të gjithë anëtarëve të infrastrukturës zgjedhore, të japin kontributin e tyre madhor duke respektuar me regorizitet të madh ligjet. Zgjedhjet janë provë e fuqishme, prova me jetike e funskionimit të shtetit ligjor ndaj dhe thirrja ime për të gjithë komisionerët është të zbatojë me korrektësi ligjin zgjedhor dhe zero tolerance ndaj shkelësve të ligjit” theksoi më tej Berisha.


Më tej kryeministri Berisha nuk ka lënë pa sulmuar edhe kreun e opozitës Edi Rama duke theksuar se ai ka ngritur një grup kundër tunelit që do të ndërtohet në rrugën Tiranë-Elbasan.
 

"Ftoj Ramën të njoftojë shkrirjen e grupit anti-tunel. Krijimi i atij grupi në parlament dhe përpjekja për qëllime politike për të bllokuar projektin e tunelit ishte një akt i gabuar dhe kryekëput i paargumentuar” theksoi Berisha duke shtuar më tej se shkrirja e grupit do të ishte dëshmi e një gabimi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›