E Diel, 1 Nëntor 2026

Marredheniet ekonomike ne fokus te vizites se Panaritit ne Kine

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Edmond Panariti gjatë takimit me homologun kinez Yang Jiechi në Kinë, është fokusuar në marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve. Duke u ndalur në potencialin e madh të bashkëpunimit dypalësh,Panariti i kushtoi vëmendje të veçantë sidomos investimeve kineze në fusha konkrete, si në energjitikë, në industrinë e minierave, turizmit, në Zonat e Lira me status “Park Industrial” etj., si dhe përkushtimit të Qeverisë Shqiptare për këto fusha, nëpërmjet të gjithë kuadrit të nevojshëm ligjor, për t’u krijuar tërë lehtësitë investimeve të huaja.
Më pas Ministri Panariti përsëriti dëshirën që Republika Popullore e Kinës, duke patur një rol shumë të madh në zgjidhjen e problemeve të rëndësishme ndërkombëtare, të luajë rolin e saj në njohjen e pavarësisë së Kosovës. Kjo njohje prej saj, tha Ministri Panariti, do të jetë një kontribut tjetër i madh në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

Nga ana e tij Ministri i Jashtëm kinez vlerësoi lart frymën e ngushtë të bashkëpunimit që ekziston ndërmjet dy vendeve në të gjitha fushat. Vizita e Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, nënvizoi ai, është shprehje konkrete e marrëdhënieve tradicionale të shkëlqyera midis dy vendeve tona.
Duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve midis dy vendeve, Ministri Yang Jiechi, u shpreh se ato janë mjaft premtuese, jo vetëm për shkak të traditës, vullnetit politik, por edhe për faktin që realiteti i zhvillimeve të vendeve tona ofron një potencial të madh për ta ngritur këtë bashkëpunim, sidomos në fushën ekonomike, në një stad të ri.
Në bisedime u diskutua dhe për bashkëpunimin shumëpalësh, ku me këtë rast u konfirmua mbështetja reciproke në organizatat ndërkombetare. Gjithashtu të dy ministrat diskutuan për zhvillimet rajonale dhe globale.

Gjatë vizitës në Kinë, Ministri Panariti zhvillloi një vizitë në Kompaninë e njohur kineze në fushën e telakomunikacionit HUAËEI, ku u prit nga Zëvendëspresidenti i kësaj kompanie z. Qu Ëenchu. Huauei është një kompani me një aktivitet të shtrirë në shumë vende të botës dhe e pranishme në Shqipëri që nga viti 2008. Ajo i ofron shërbimet e saj kompanive shqiptare të telekomunikimit si Telekom dhe të gjithë operatorëve celularë. Zëvendëspresidenti i Kompanisë bëri një paraqitje të aktivitetit akual në Shqipëri dhe planeve për zgjerimin e këtij aktiviteti në vend dhe rajon. Ai shprehu gatishmërinë e kompanisë për të mbështetur objektivat e qeverisë shqiptare për projektin e-government që synon përsosjen e teknologjisë dhe informacionit në administratën shqiptare. Nga ana e tij, Ministri Panariti vlerësoi aktivitetin e Huaëei në Shqipëri dhe njëkohësisht shprehu mbështetjen e qeverisë shqiptare për këtë kompani dhe për shtimin investitorëve të tjerë kinezë në tregun shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›