Zbulohen mbi 200 të infektuar ndërsa dhuronin gjak

Ky ka qënë fati i mbi 200 personave, pasi vetëm në 7 muajt e parë të vitit fare rastësisht janë zbuluar 19 raste me HIV, rreth 210 me hepatitin B dhe 42 me atë C.
Epidemiologu pranë drejtorisë së Shëndetit Publik në Tiranë, Selami Nazifi thotë për "AS", se ende në vendin tonë, qytetarëve u mungon edukata shëndetësore dhe për pasojë jo vetëm që nuk përdorin mjete mbrojtëse, por dhe nuk kryejnë rregullisht analiza.
"Për këtë 7-mujor janë zbuluar rreth 211 raste me hepatit B, C dhe me Antigen Australia pozitiv, kurse për këtë shtatë mujor, kemi 19 raste të reja me HIV pozitiv, kjo nga qendra e dhurimit të gjakut, që janë zbuluar në mënyrë rastësore",- thotë Nazifi.
Për këtë arsye specialistët e shëndetësisë tërheqin vëmendje, që aktiviteti seksual të kryhet i mbrojtur dhe jo me persona të rastësishëm. Ata thonë se çdo person që dyshon se mund të ketë marrë një nga llojet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme t'i drejtohet testit vullnetar falas pranë Autoritetit Shëndetësor Rajonal, ku me anë të kiteve të shpejta diagnostikohen këto lloj sëmundjesh. /start/
2012-08-21 16:03