E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Aksidentet e larta, kujdes me dhënien e patentave

 TIRANE- “Jemi cilësuar si vend me numër të lartë aksidentesh, vend me numër të lartë aksidentesh, cka do të thotë duhet të bëjëmë një përballje shumëplanëshe me këtë cështje shumë të dhimshme”. U shpreh kryeministri Berisha gjatë ceremonisë së inaugurimit të sistemit dixhital të informacionit të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor.

Kreu i qeverisë kërkoi nga kjo drejtori që patenta të merret vetëm në sajë të aftësive të merituara. “Rigorozitet ndaj dokumentit të drejtimit. Ju do jepni modelin më serioz dhe ju do bëni të mundur që cdo qytetar i këtij vendi të marrë si dhe aftësitë më të merituara të marrjes së saj”.

I fokusuar tek dixhitalizimi i shërbimeve të transportit rrugor, Berisha theksoi se ky hap një element të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit.

“Por vendosja e këtij sistemi përbën një kontribut të madh në luftën kundër korrupsionit. Instalimi i sistemint dixhital në zyrën tuaja shmang të gjitha trafiqet e automjteve që përbëjnë një vepër të rëndë penale. Sot cdonjeri që disponon makinën e tij do ndjehët zot i saj, dhe ky sistem krijon të gjithë këto mundësi.
tha sot se "investimi prej 1 milione dollarësh për dixhitalizimin e shërbimit të transportit rrugor është një hap para drejt shqipërisë dixhitale". kreu i qeverisë nënvizoi se "dixhitalizimi i sistemit është hap i madh edhe drejt objektivit të krijimit të një sporteli të vetëm".

Berisha tha sot se "investimi prej 1 milione dollarësh për dixhitalizimin e shërbimit të transportit rrugor është një hap para drejt shqipërisë dixhitale".

Kreu i qeverisë nënvizoi se "dixhitalizimi i sistemit është hap i madh edhe drejt objektivit të krijimit të një sporteli të vetëm".

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha: Aksidentet e larta, kujdes me dhënien e patentave

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›