E Diel, 1 Nëntor 2026

CEZ shpërndarje reagon ndaj gjobës 30 mln nga METE

TIRANË- CEZ Shpërndarje ka reaguar pas gjobës se venë nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë dhe Energjetikës një ditë më parë.

Sipas CEZ, "kompania jonë, ka qenë dhe është në proces intensiv diskutimesh me Drejtorinë e Përgjithshme të Metrologjisë (DPM) dhe ERE-n në lidhje me disa çështje që lidhen me zbatueshmërinë praktike të amendamenteve të fundit të hyra në fuqi me 25 janar 2011, te cilat e detyrojnë CEZ Shpërndarje të bëjë verifikimin të matëseve të saj përmes në palë të tretë të licencuar nga DPM.

Këto amendamente sqaron më tej CEZ, detyrojnë ERE-n të miratojë një kontratë tip që duhet firmosur mes CEZ Shpërndarje dhe subjektit të licencuar. "Kjo kontratë e miratuar nga ERE me 22.07.2011 konsiderohet nga CEZ Shpërndarje si jo në përputhje me ligjin, si e njëanshme dhe në cenim të parimeve të konkurrencës dhe verifikimit të drejtë të matësve dhe se i sjell kosto kompanisë të cilat nuk i janë njohur ende nga ERE. Bazuar mbi këtë arsyetim CEZ Shpërndarje e ka çuar çështjen në gjykatë dhe është tashmë nën procedim gjyqësor", bën të ditur CEZ.
Një nga çështjet e ankimuara janë edhe kostot, të cilat konsiderohen 10 herë më të larta nga kostot aktuale, dhe këto tarifa nëse hyjnë në fuqi, do të kenë ndikim direkt mbi tarifat e energjisë elektrike të cilat do të duhet të paguhen nga gjithë klientët tanë.

Megjithatë, CEZ Shpërndarje i ka kërkuar DPM0-së që të nënshkruajë një marrëveshje të përkohshme deri në fund të vitit 2011 me qëllim që të fillojë puna e verifikimit të matësve derisa të zgjidhen çështjet e mësipërmendura, por nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kjo e fundit. CEZ Shpërndarje është e përkushtuar në zbatimin e respektimin e ligjeve të shtetit shqiptar dhe ju bën thirrje të gjitha palëve në proces të bëjnë të njëjtën gjë.

Ky reagim, vjen një ditë pas vendimit të METE-s për të gjobitur me 30 milionë lekë, operatorin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, CEZ Shpërndarje, për shkak të parregullsive në vendosjen e matëseve elektrikë.

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera METE gjobit CEZ me 30 mln lekë, vuri sahatë të paverifikuar VIDEO: CEZ shpërndarje reagon ndaj gjobës 30 mln lekë vendosur nga METE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›