Pse është i pamundur reformimi i partive
Nuk mund të thuhet që një parti si PD, gati 20-vjeçare, disa herë në pushtet, të jetë e pastrukturuar, një amalgamë e rastësishme anëtarësh me lloj-lloj anti apo kinse antikomunistësh. Por edhe pse ka kryetar, kryesi, këshill drejtues, organizata, militantë, zgjedhës, mercenarë, disiplinë, hierarki, organizim, statut…nuk mund të thuhet se në PD ka demokraci të brendshme. Asesi nuk mjaftojnë vetëm strukturat dhe disiplina vertikale për të qenë një parti demokratike, e cila vetvetishëm gjeneron ide, zgjidhje dhe udhëheqës të rinj për përballimin e sfidave. Ka ardhur koha, (ndoshta është tepër vonë), për të shtruar pyetjen: Sa demokratike është jo vetëm PD, por të gjitha partitë shqiptare? Na kërkohen reforma të thella e të shpejta në shoqëri, në drejtësi, në ekonomi, në Kodin zgjedhor...por a po kryhet ndonjë proces reformimi brenda partive, të mëdha e të vogla, parlamentare ose jo? Jo, sigurisht jo! Sepse neni i pashkruar e i padiskutueshëm: Kryetari i partisë është i pakonkurrueshëm, i plotfuqishëm, i pazëvendësueshëm, nuk lejon në PD-në e berishizuar, për të mos thënë të enverizuar, asnjë ndryshim, përveç atyre që pranon, kërkon e miraton kryetari së gjalli. Në se në PS ka pasur njëfarë rrotacioni të kryetarit, në PD as që mund të guxojë kush të konkurrojë, qoftë edhe formalisht, si dikur Butka, me Berishën.
Por kur nuk ka dialog e marrëveshje brenda strukturave të partisë, si mund të kërkohet dialog nga Brukseli, Washingtoni dhe së fundi edhe nga K. i Venecias mes dy kryetarëve që edhe dorën po t'i japin njëri tjetrit quhet mëkat, ngaqë janë në luftë për jetë a vdekje: O ti, o unë? E, përveç kësaj, si mundet që "dialogu" dhe (mos)marrëveshja për reformat dhe integrimin të jetë në vullnetin e vetëm dy njerëzve? Vështirësia dhe pamundësia e reformimit të një partie në të vërtetë nuk ka lidhje e nuk vjen dhe aq nga strukturat e ngritura shkeleshko, sikundër hamendësohet rëndom, as vetëm prej autoritarizmit absolut të kryetarit legjendar e të pazëvendësueshëm, por ngaqë strukturat e mercenarizuara prej sundimit autoritar në dy dekada tashmë janë ngrirë e ndryshkur, duke u bërë thuajse formale, jo efikase, jo demokratike, e për këtë shkak edhe aspak vetëvepruese. Ndaj çdo operacion i kryer, nëpërmjet Kop-eve, rekrutimit të rishtarëve isombajtës, dmth të këngëtarëve të rinj, e bën thuajse të pamundur reformimin, ndryshimin, ristrukturimin, demokratizimin e brendshëm, përmirësimin cilësor të udhëheqësisë, sipas meritave, aftësive, rrethanave e nevojave, rregulla këto universale që e bëjnë ose jo një parti të jetë me standarde dhe fytyrë evropiane. "Pionierët" dhe "Lajet" e futura me lista nëpër parti nuk sollën asnjë përmirësim, përkundrazi!
Fakti që Topi, Biberaj e ikurakë të tjerë nuk guxojnë të trokasin në derën e partisë së tyre për ta reformuar nga brenda, duke krijuar një parti të re, është dëshmi e hidhët e fatkeqësisë: Partitë nuk mund të reformohen, sa kohë sundohen nga të Njëshat e pagabueshëm që drejtojnë partinë dhe shoqërinë me mjetet e mercenarizmit. Rrjedhimisht nuk ka si të reformohet edhe shoqëria. Topi dhe ndjekësit e tij e dinë fort mirë se kthimi i tyre në PD do të ngjante si përpjekja e dështuar e mocionistëve dikur, të cilët kur hynë në sallën ku zhvillohej Kuvendi, për të shpallur "mocionin", u poshtëruan nga "mamurrsit" e partisë si heretikë, si tradhtarë, "u përcollën" me pështyma, sharje e shpulla, si hajdutët dikur në mesjetë. Por po të ndodhë që edhe këta, si pararendësit, të pendohen e pas disa vitesh të kthehen me bisht në shalë në PD, kjo do të jetë shizma më e shëmtuar që provon se partitë shqiptare janë shterpëzuar tejembanë e asnjë fekondim artificial nuk mund t'u bëj fajde. Është pikërisht kjo tredhje që i bën kryetarët e partive agresivë dhe arrogantë, intolerantë dhe absurdë ndaj çdo lindje të një partie, të një ideje, aq më tepër të një lideri të ri.
***
U bë zhurmë e bujë, me akuza të ndërsjella: Përse vetëm ne shqiptarët nuk e fituam për të dytën herë statusin e vendit kandidat për në BE? Pati asish opinionesh, sikur fajtorë, medemek, përveç liderëve tanë dhe politikës së tyre konfliktuale e broçkullitëse, jemi edhe ne, populli i thjeshtë; Ne, qytetarët e zakontë, ngaqë, siç thuhet, "nuk kemi kulturë të mjaftueshme demokratike, pasi vijmë nga një diktaturë e egër, më e egra në botë"…, etj.,etj. Por askush nuk e pyet veten: A jemi të integruar ne shqiptarët me njëri-tjetrin, pëdëistët me pësëistët, shoqëricivilistët me të dhunuarit, veriorët me jugorët, mjedisi me banorët, të legalizuarit me ish pronarët, ish të përndjekurit me ish komunist-antikomunistët, prona publike me pronën vetjake, historiografia me politikën e ditës, Ligji me ligjvënësit, drejtësia me barazinë e të gjithë shtetasve… etj etj…?
Zor se mund të pohojë kush që partitë shqiptare, opozita me pozitën, makar për çështje madhore, strategjike, të zhvillimit, të mbrothësisë e të përparimit kombëtar janë sadopak "të integruara",d.m.th të mirëkuptuara. Në të kundërt, krerët janë ato/ata që mbjellin përditë përçarje, sherre, ngërç, duke na detyruar, edhe në vitin 2011, të mos ecim krah fqinjëve, të mos krahasohemi me ta, po me kohën e Haxhi Qamilit, të Zogut e të Enverit, ngaqë kemi mbetur nën hyqëm të Dumbabëve të rinj partiakë, modernë, anglofolës, konferencadhënës, ndonëse pa qylaf e opinga, por me kollaro të shtrenjta në grykë…A e dini pse? Sepse partitë kanë qenë e kanë mbetur në të gjitha sistemet çifliqe, ndërsa anëtarësia, bashkë me forumet dhe zgjedhësit, përdoren nga kryetarët e përjetshëm si hyzmeqarë, herë me dhe herë pa mëditje.
Në jetën e brendshme partitë funksionojnë si reparte paraushtarake, të organizuara mbi interesa të përfitimit vetjak, se sa me bindje politike, aq më pak me/mbi ideale, ndaj është e vështirë të besosh se ato gjallojnë e veprojnë sipas standardeve e rregullave demokratike. Edhe pse janë parti elektorale, urdhri dhe bindja, njëlloj si në monizëm, asnjëherë nuk burojnë nga poshtë-lart, madje as paralel…Neni numër një i statutit të pashkruar është bajraktarizmi, që do të thotë: Kryetari nuk gabon e nuk kundërshtohet kuuuuuurrë! Nëse është kështu, në ç'nivel presupozohet të jetë procesi i demokratizimit jashtë partive, në atë që quhet shoqëri "civile", në përditësinë e bashkëjetesës mes qytetarëve, teksa jashtë partive, për të mëkuar e motivuar mercenarët, lufta bëhet edhe më e egër? Si mund të pranojë BE-ja një shoqëri kaq të margjinalizuar, të dezintegruar, problematike, për të mos thënë tejet konfliktuale?
Kur partitë janë vazhdimisht në llogore lufte, sipas traditën ballkanike, nuk mund të ketë paqe e harmoni jashtë tyre, mes qytetarëve. Tradicionalisht në të gjitha mejhanet dhe kafenetë e Ballkanit mezeja dhe pija më e preferuar mbetet të jetë politika që bëhet "lart", prandaj jo vetëm sherret, grindjet, por edhe metastazat e korrupsionit, të krimit ordiner, madje edhe ngujimet në veri, edhe hedhjet në erë me dinamit, edhe vrasjet për një vijë uji…, rrënjët i kanë te klima mes partive, te mungesa e demokracisë së brendshme në to, te mosrespektimi i ligjeve më së pari nga "të mëdhenjtë", të cilët quhen të suksesshëm kur tjetër thonë e tjetër bëjnë…Ky nuk është sistem dypartiak, por dykryetarak. Në këtë sistem deledash nuk ka vlerë vota, por sa shitet vota, sa blihet një deputet, një këshilltar, një gjykatës, me çfarë çmimi mund të dorëzohet një polic, doganier, zyrtar. Sot pushteti, posti , gradat, titujt nuk fitohen me votë, me zgjedhje, me meritë, por mund të blihen me pare, me prona, me trafik, me mercenarizëm. Por nëse nuk funksionon demokracia brenda partive, afërmendsh, si mund të kërkohet demokraci funksionale dhe dialog jashtë tyre, në shoqëri? Për të vazhduar edhe më: Nëse nuk bëhen zgjedhje të lira e të rregullta brenda partive, si mund të bëhen zgjedhje normale jashtë tyre, nëpër katunde, në periferi, në qytete të largëta ku "pula ha gur"? Pse jo edhe në kryeqytet, si u provua së fundi? Kur nivelet më të larta të partive janë të rrëmbushura me mercenarë, të ngjizura me klane financiare, oligarkike, nepotike, familjare, tribale…si mund të bashkëjetohet normalisht, e për më tepër, si mund të ketë rregulla demokratike nëpër ato institucione e mekanizma shtetërorë që quhen të pavarura? Si do të ishte PD-ja sot, por edhe klima politike në Shqipëri, nëse do të kishte një nen që e detyron postin e kryetarit të partisë t'i nënshtrohet rrotacionit? Me siguri nuk do të përdorej fjala "ngërç' dhe as do të na jepej ultimatumi: Ose dialog, ose nuk do t'ju hapet dera e BE-së!
Këto pyetje retorike nuk kanë nevojë për përgjigje, por për zgjidhje urgjente. Ndaj është ironike, dramatike dhe shpresëkotë të kërkohen zgjidhjet nga parti të kësollojta të shterpëzuara, të cilat, edhe kur ndërkombëtarët u vënë kushte me progres-raportin, nuk ngurrojnë të hedhin "plehrat" mbi njëri-tjetrin e mbi fytyrën e shoqërisë…Quo vadis Shqipëri dhe a keni sy e zë të thoni, ju shqiptarë të ndershëm, ju kuqezinj: O sa mir me ken' shqiptar?
***
Edhe pse sot po flitet aq shumë për mohimin e statusit të vendit kandidat nga Brukseli, kjo nuk ka përse t'i kërkohet shoqërisë, popullit, por partive e sidomos kryetarëve të tyre fuqiplotë. Më mirë nga ne qytetarët e thjeshtë, këtë e kanë kuptuar zyrtarët e Brukselit, të cilët e quajnë sukses dorështrëngimin e dorës së Berishës me Ramën…Me sa duket ata na quajnë parashoqëri, sepse besojnë që gjithçka varet vetëm prej tyre, pra jo nga vullneti i partive, as nga kryesitë, as nga forumet e aq më pak nga ne zgjedhësit dhe gjykimi i opinionit publik…Ata e dinë me ç'lëndë janë sendërtuar strukturat e partive, me mercenarët partiakë, me trafikantë, me lloj lloj kotankësh të cilët, qofshin edhe deputetë, qofshin edhe kryetarë gjykatash e institucionesh të pavarura, nuk kanë tjetër interes, veç të binden dhe të thonë lepepeqe…Kështu, nëse pas trysnisë së trojkës së ambasadorëve dy kryetarët do të pranojnë të ulen në tryezë për dialog, si dy qengja të bindur, apo nëse do të pështyjnë njëri-tjetrin, si dy armiq të përbetuar, mercenarët respektivë partiakë do të ndjehen njëlloj të lumtur, ndërsa demokracia e institucionet, me gjasë, do të funksionojnë përsëmbari!... Eurokratët kujtojnë që edhe opinioni publik i këtushëm bashkë me median janë ç'vleftësuar, njëlloj si zëdhënësit e zëmarrësit e partive…Qytetarët dhe opozita mund të bëjnë protesta, mund të zbulojnë skandale, mund të ulërijnë kur shpërthejnë Gërdecët, por ama këtu asgjë nuk ndodh, sepse…sepse qeveritarët, denbabaden, zbatojnë parimin: "qentë le të lehin, karvani shkon përpara"…Mirë ne, po ndërkombëtarët si nuk e kuptojnë që në Bjeshkët tona të Nemuna është krim e ndëshkim t'u varen "mëlçitë" ujqërve në qafë? Si nuk e kuptojnë që mendësia e udhëheqësisë së sotme është nën nivelin mesatar të popullsisë e nuk shkon paralel me interesin kombëtar? Si është e mundur që ata besojnë se demokracia dhe integrimi mund të vijnë nga një dorështërngim mes tyre? E në se aq ju bën, se mendojnë që ne atë "feste" meritojmë, atëherë përse na dërgojnë progres-raporte dhe 12 pika, të cilat, me gjasë, po u pranuan në "dialogun" mes dy kryetarëve do të na bëjnë evropianë?