Miqësorja Kuzhe shpall listën kundër Iralandës së Veriut, debuton Mavraj
Autori i Lajmit: Redaksia
Tiranë - Janë 21 lojtarë, të cilët kanë marrë ftesat respektive për ndeshjen e 3 marsit, e karakterit miqësor, që do të luhet në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”, mes Shqipërisë dhe Irlandës së Veriut. Të gjithë emra të njohur për tifozët e Kombëtares, me një “hyrje” të re, pikërisht të kosovarit të Bokumit, Mërgim Mavraj. Me sa duket, lojtari në fjalë, pas një bisede që ka pasur me trajnerin Kuzhe para pak kohësh, ka vendosur të bëhet pjesë e Kombëtares së Shqipërisë, ndërkohë që pasaportën shqiptare e ka në xhep prej 2 vitesh. Rikthehet pas disa ndeshjesh mungesë, si rezultat i dëmtimit, kapiteni Altin Lala, që, me sa duket, ndryshe nga çkishte premtuar (do të tërhiqej në fund të eliminatoreve për Botërorin 2010), do të jetë pjesë e Kombëtares edhe për eliminatoret e Euro 2012. Pas dëmtimit rikthehet edhe portieri Arian Beqaj, ndërkohë që mungon në listë Saimir Ujkani, i dëmtuar. Nga kampionati shqiptar janë thirrur nga Kuzhe katër lojtarë të spikatur, konkretisht Emiliano Vila dhe Elis Bakaj të Dinamos, Gjergji Muzaka dhe Andi Lila të Tiranës.
Ndeshja në fjalë do të jetë një test përgatitor, në kuadrin e eliminatoreve të Euro 2012 për kuqezinjtë, të cilët bëjnë pjesë në Grupin D, me Francën, Bjellorusinë, Rumaninë, Bosnje-Hercegovinën dhe Luksemburgun. Këto eliminatore Shqipëria i starton më 4 shtator 2010, në Bukuresht, ndaj Rumanisë. Sa i takon kundërshtarit të miqësores së 3 marsit, Shqipëria është ndeshur 8 herë me Irlandën e Veriut gjatë gjithë historisë së saj dhe ka marrë dy fitore, dy barazime dhe katër humbje. 6 takime janë luajtur në kuadër të eliminatoreve të botërorit, ndërsa vetëm 2 për eliminatoret e evropianit. Ballafaqimi i parë daton më 07.05.1965 në transfertë, i fituar thellë 4-1 nga irlandezoveriorët. Në takimin e kthimit Shqipëria ka barazuar 1-1 me gol të Medin Zhegës. Në ndeshjen e fundit për botërorin “Francë 1998”, e zhvilluar në Zvicër (pas ngjarjeve të 97 ndeshjet brenda luheshin në fushën asnjanëse), Shqipëria ka fituar 1-0 me gol të Mahir Halilit.
Lista e plotë e kuqezinjve kundër Irlandës së Veriut
1. Arjan Beqaj - Anorthosis Famagusta
2. Isli Hidi - Kryvbas
3. Andi Lila - Tirana
4. Armend Dallku - Vorskla Poltava
5. Kristi Vangjeli - Aris Selaniku
6. Ansi Agolli - Kryvbas
7. Lorik Cana - Sunderland
8. Mergim Mavraj - Bochum
9. Altin Lala - Hanover 96
10. Debatik Curri - Vorskla Poltava
11. Ervin Bulku - Kryvbas
12. Klodian Duro - Apollon Limasol
13. Ervin Skela - Tus Koblenz
14. Jahmir Hyka - Mainz
15. Gilman Lika - Boluspor
16. Emilian Vila - Dinamo
17. Gjergj Muzaka - Tirana
18. Erjon Bogdani - Chievo
19. Hamdi Salihi - Rapid Vienna
20. Edmond Kapllani - Tus Koblenz
21. Elis Bakaj - Dinamo
Ky lajm është publikuar: 25/02/2010