LSI: Shqiperia perparime ne standardet e zgjedhjeve
Levizja Socialiste per Integrim pershendeti diten e djeshme ambasadoret e NATO-s, OSBE/ODIHR, KE per raportin e tyre te fundit ndaj zgjedhjeve ne Shqiperi. Nepermjet nje deklarate per shtyp, zedhenesi i LSI, Ralf Gjoni, vleresoi kete raport si nje kontribut pozitiv qe komuniteti nderkombetar jep ndaj mbarevajtjes se procesit zgjedhor. Gjithashtu ai falenderoi vezhguesit e OSBE/ODIHR-it per punen e deritanishme ne raportimin e incidenteve apo te situates se pergjithshme te procesit te numerimit. "Shqiperia ka bere perparime ne mbarevajtjen e standardeve te zgjedhjeve, dhe ndajme te njejtin shqetesim me ta se vendi yne ende ka shume pune per te bere ne drejtim te garantimit te standardeve te plota per te siguruar te drejten e hyrjes ne Bashkimin Evropian", vleresoi Gjoni. Ai ri shprehu shqetesimin se Kodi Zgjedhor qe u aplikua gjate ketyre zgjedhjeve nuk ishte kodi i duhur per Shqiperine dhe se ai rrezikon dukshem voten e lire te qytetareve shqiptare duke rritur edhe probabilitetin e paqartesive te perfaqesuesve te zgjedhur.