E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Aleanca e plehut do vota nga plehu

Tiranë- Kreu i qeverisë Berisha hodhi akuza të forta ndaj kreut të opozitës Edi Rama, që sipas tij po shkel rëndë Kushtetutën, për kundërshtimet që po bën për ligjin e mbetjeve.  Çdo njeri mund të krijojë parti politike, por ska amoralitet politik më të madh sesa të përdhosësh kushtetutën, institucionin që të është besuar në funksion të projektit të kryetarit të opozitës, sepse kështu mendon ai se mund të vijë në pushtet- është shprehur kryeministri. Madje ai shtoi se ne zbatojmë marrëveshjen e MSA-së dhe askush nuk do të shkelë parimet e ruajtjes së mjedisit apo komunitetit. Thjesht këta persona duan të fitojnë vota nga plehu- akuzoi Berisha. Ai mori shembull metalurgjikun e Elbasanit, ku sipas kryeministrit është e percaktuar me ligj se çfarë pranojmë të importojmë dhe çfarë jo.  Importi i mbetjeve është një proces konstant gjatë gjithë këtyre viteve, përfshirë 8 vitet në pushtet të PS. Kombinati metalurgjik i Elbasanit funksionon me këto mbetje, por çfarë thotë ligji. Qeveria ka përcaktuar qartë se nga lista prej 300 e ca artikuj ne pranojmë vetëm 50, tërësisht të kontrollueshme. Berisha ka ftuar shoqërinë civile dhe gjithë kundërshtarët e ligjit që të ulen në debate serioze. Dhe jo të mashtrojnë shqiptarët duke u fshehur të vërtetën. Por sipas tij ata që ndërmarrin iniciativa të tilla do të dështojnë. Kushtetuta përcakton kompetencën e presidentit për të firmosur ose kthyer ligjet në parlament. Në këtë kontekts ne kemi trajtuar në mënyrë kushtetuese cdo qendrim që mbahet ndaj ligjeve të vendit të votuara nga presidenti. Duhet të them se qëndrimi ndaj këtij ligjit nga alfa tek omega politik dhe ata të cilët përpiqen në aleancën e plehut të mashtrojnë shqiptarët do ta gjejnë veten të dëshpëruar- shtoi kryeministri Berisha. Sipas tij “aleanca e plehut” kërkon vota nga “plehu”.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vendi po qelbet, Berisha sulmon Topin: Aleanca e plehrave
  2. Berisha: Fullani, Gjoni, Milo kandidatët për Guvernator
  3. Berisha: Aksidentët rrugore, Shqipëria shifra të larta

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›