Duam përfaqësim në negociatat PS-PD për reformën zgjedhore

Reforma zgjedhore, LSI
Një nga aleatët e Partisë Demokratike në koalicionin qeverisës Lëvizja Socialiste për Integrim deklarohet kundër bërjes së reformës zgjedhore në mënyrë bipartizane, dhe me të drejtën e vetos nga dy partitë e mëdha. Sekretari për çështjet zgjedhore në LSI, Ylli Manjani tha dje për mediat se bërja e kësaj reforme nga dy partitë e mëdha në të shkuarën, ka rezultuar e dështuar. Sipas tij, nevojitet një proces gjithëpërfshirës i partive politike shoqërisë civile dhe institucioneve që kanë lidhje me proceset zgjedhore, për të patur një ndërhyrje të suksesshme në kodin zgjedhorë. “Reformat e PD dhe PS në gjithë këtë vit kanë qenë kryesisht reforma bipartizan dhe nuk kanë arritur thuajse asgjë. Të ketë një reformë sa më të gjerë të mundshme”, u shpreh Manjani. Mes përfaqësuesve të mandatuar nga dy partitë e mëdha për reformën zgjedhore po negociohet qoftë për çështjet që duhet të trajtohen, por edhe për modalitetet e funksionimit të komisionit, por ende nuk ka një lëvizje konkrete. Po kështu nuk është futur në axhendën e punës së parlamentit as edhe një projektvendim që lëvizja socialiste për integrim prej tre javësh, ka depozituar në kryesinë e kuvendit.
...