E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS, shoqatë në shërbim të kryetarit të saj”

31-10-2011 / Gazeta 55

Vangjel Tavo, deputeti i LSI-së


“Partia socialiste po shndërrohet në një shoqatë në shërbim të kryetarit”. Kështu u shpreh dje deputeti i LSI-së dhe nënkryetari  i parlamentit, Vangjel Tavo, në një takim me strukturat e partisë së tij në Gjirokastër. Ai ka folur jo vetëm për rritjen dhe konsolidimin e partisë ku ai aderon, por edhe për situatën në Partinë Socialiste. “Është për të ardhur keq që PS, nga një forcë politike serioze në politikën shqiptare, po zvogëlohet dhe po humbet misionin e saj nën udhëheqjen e Edi Ramës. Partia socialiste nuk ka vizionin e një partie moderne serioze dhe progresiste, por është shndërruar në një shoqatë në funksion të kryetarit të Partisë Socialiste”, u shpreh Tavo. Sipas tij, “Partia Socialiste, në drejtimin e Edi Ramës, nuk mbron më aspiratat e socialistëve dhe të vendit tonë, por vetëm atë të kreut të saj. Edi Rama e ka marrë peng Partinë Socialiste dhe nuk po e lëshon edhe pse ka humbur të gjitha betejat elektorale”, tha deputeti i LSI. Ai vuri në dukje se Rama nuk di dhe nuk do ta drejtojë PS drejt pushtetit dhe socialistët po zhgënjehen gjithnjë e më shumë prej tij. “Mjaft socialistë, të lodhur me Edi Ramën po antarësohen në LSI, e cila është parti e majtë dhe jo PS-ja e Edi Ramës”, deklaroi më tej Tavo, duke theksuar se koalicioni në pushtet po punon për integrimin evropian të vendit edhe pse PS po e bllokon këtë proces.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›