E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Alternativa e PS ‘re e zezë’ në qiellin e biznesit shqiptar dhe për statusin

VLORË- Kryeministri Sali Berisha vizitoi sot fabrikën e këpucëve "Alba Shoes", në Vlorë, ku janë të punësuara rreth 800 punëtore. Duke vlerësuar investimin në këtë fabrikë, Berisha theksoi se qeveria gjatë këtyre viteve ka bërë gjithçka për lehtësimin e klimës së biznesit.

“Qeveria gjatë këtyre viteve ka bërë gjithçka për klimën e biznesit dhe kemi vendosur nivelin e taksave më të ulëta 10 %, kemi ulur sigurimet shëndetësore 15% nga 22% që ishin për sipërmarrësit. Kemi hequr tarifat doganore 12% për mallrat. Hoqëm TVSH për çdo makineri që kompania “Alba Shoes’ dhe kompanitë e tjera do sjellin në vend. Në mbështetje të vendeve të punës hoqëm tatimin mbi të ardhurat personale 10% per të gjithë punonjësit me rrogë nën 30 mijë lekë të huaj. Ne besojmë se krijimi i klimës miqësore për biznesin është rruga më e sigurtë për krijimin e vendeve të punës dhe punësimit”, theksoi Berisha. 

Shefi i qeverisë, duke ju referuar raportit të Komisionit Evropian, tha se Shqipëria ishte një ndër të paktat vende që nuk u prekën nga kriza që pllakosi Evropën. Kryeministri sulmoi alternativën e PS-së, e cila sipas tij qëndron si ‘re e zezë’ në qiellin e biznesit. Berisha duke bërë thirrje që shqiptarët të votojnë alternativën e PD-së më 23 qershor, kujtoi bllokimin që opozita i bën statusit të vendit kandidat duke premtuar se në mandatin e 3-të qeveria do bëjë gjithçka për integrimin e Shqipërisë në BE. 

Shefi i qeverisë, duke ju referuar raportit të Komisionit Evropian, tha se Shqipëria ishte një ndër të paktat vende që nuk u prekën nga kriza që pllakosi Evropën. Kryeministri sulmoi alternativën e PS-së, e cila sipas tij qëndron si ‘re e zezë’ në qiellin e biznesit. Berisha duke bërë thirrje që shqiptarët të votojnë alternativën e PD-së më 23 qershor, kujtoi bllokimin që opozita i bën statusit të vendit kandidat duke premtuar se në mandatin e 3-të qeveria do bëjë gjithçka për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Puna është bekim i Zotit, dhe të kesh punë do thotë të kesh bekimin e Zotit në punën që bën. Kjo është alternativa jonë, e cila ka bërë që 4 vitet e fundit, kjo Shqipëri, të cilët kundërshtarët tanë e shajnë çdo ditë dhe çdo orë, të arrijë të marrë vetëm investime të huaja 4.2 miliardë dollarë vetëm 4 vitet e fundit. Kjo është arritur me përpjekje të mëdha. Por, një ‘re e zezë’ në qiellin e biznesit shqiptarët po rendet dhe kjo është reja e taksave të larta. Ata që premtojnë taksa të larta, ata premtojnë mbylljen e fabrikave, ata premtojë largim të investitorëve, ata premtojnë rënie të investimeve, ata premtojnë rrënim të vendeve të punës. Po shkojmë drejt zgjedhjeve dhe ju bëj thirrje të ndani mes dy alternativave. Alternativës që bën gjithçka për krijimin e vendeve të punës, alternativa që ka qëllim kryesor zgjedhimin e biznesit dhe vendeve të treja të punës, alt që po bën gjithçka për të bërë Shqipërinë më tërheqëse. 3 ligjet mbahen peng se nuk do opozita të votoj tre ligjet, pasi beson se në këtë mënyrë dëmton qeverinë. Jo në këtë mënyrë dëmton çdo shqiptar, biznesmen, investitor të ri dhe të moshuar. Asgjë nuk mund të ndërtohet mbi dëmin. Mbi rrënimin ndërtohet rrënim. Ndaj më 23 qershor të votojmë për të ardhmen tonë evropiane dhe për të standardet që realizoni me duart tuaja të arta. Do bëjmë gjithçka të meritojmë statusin e vendit kandidat dhe të ecim të sigurtë drejt të ardhmes Evropiane", theksoi Berisha
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›