KQZ miraton kërkesën e Arben Malajt si kandidat i pavarur
TRIANE- Mbledhja e Komisionit Qendror Zgjedhor, nisi me kërkesën e PS-së, për publikimin e listave shumemërore të partive politike, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e 23 qershorit.
“Ka përfunduar afati i listave shumemërore të kandidatëve. Besoj se do ishte në të mirë të procesit që nga ana e komisionit të na viheshin në dispozicion fotokopje të listave të partive që do garojnë. Çështja tjetër është fakti i DATELINE për qendrat private të numërimit. Afati i fundit për lëvizjen e qendrave të votimit është afati i i 40 ditëve. Përtej këtij afati KQZ e ka të pamundur “, tha përfaqësuesi ligjor i PS-së, Genci Gjoncaj.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefterije Lleshi sqaroi se listat po verifikohen dhe do të publikohen sipas afatit ligjor, i cili përcakton 14 majin si ditën e fundit te publikimit të listave për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.
"Sipas nenit 73 të kodit zgjedhor administrata po përfundon verifikimin e të gjithë dokumentacionit që shoqëron listat shumëemërore të depozituara nga partitë. KQZ do të nxjerrë një akt tjetër që përcakton afatet e publikimit të listave, që sipas kodit është data 14 maj 2013. Drejtoria përkatëse po përpunon materialet dhe pas kësaj date do kemi listat zyrtare" bëri të ditur kryetarja Lleshi.
Arben Malaj, kandidat i pavarur. KQZ miraton kërkesën
KQZ miratoi me 4 vota pro kërkesën e Arben Malajt për regjistrimin e tij si kandidat i propozuar nga zgjedhësit për zonën zgjedhore, Qarku Vlorë, për zgjedhjet e 23 qershorit.
Kërkesa e z.Malaj, për kandidimin si i pavarur në zgjedhjet e reja, vjen pas mospërfshirjes së tij në listat zgjedhore të Partisë Socialiste.
Ish-ministri i Financave, i njohur për qëndrime kritike ndaj kryetarit të PS-së, Edi Rama njoftoi largimin e tij nga kryesia socialiste, duke vendosur kandidaturën si i pavarur.
(e.m.BalkanWeb) Lidhje te tjera Malaj: Mandati im mbron PS nga ‘neodiktatorët’