Kopenhagen, Rama me kryeministren daneze: Takimi për Shqipërinë Europiane
TIRANË- Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, shoqëruar nga dy deputetët Ditmir Bushati dhe Ermonela Felaj, ndodhet për një vizitë në Kopenhagen, Danimarkë.
Siç informoi nëpërmjet faqes së tij në rrjetin social 'Twitter', Rama ka zhvilluar një takim me kryeministren daneze, të cilin e ka njohur me programin dhe ambicien socialiste për rilindje.
Kryesocialisti e ka cilësuar të shkëlqyer këtë takim.
“Takim i shkëlqyer me KM daneze për Shqipërinë Europiane dhe jetësimin e programit të Rilindjes pas 23 qershorit”, ka komentuar Rama në rrjetin social Twitter.
Po kështu, Rama ka bërë të ditur se pasditen e djeshme është takuar edhe me komunitetin shqiptar në Kopenhagen.
(e.m/BalkanWeb)