E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Alternativa jone zhvillimi

Kur kanë mbetur vetëm dy javë nga dita e zgjedhjeve, kryeministri Sali Berisha i ka bërë më intensive takimet elektorale, duke u ndalur dhe biseduar brenda tre orëve me banorët e Policanit, Kucovës dhe Urës Vajgurore.

Zhvillimi i ketyre zonave ne qarkun e Beratit nepermet ndertimit te infrasruktures, vecanerisht te Boshtit te Jugut, ishte ne fokus te premtimeve te kryeministrit Berisha. I cili nuk ka jashte vemendjes edhe angazhimin per elimimin e varferise ekstreme per familjet shqiptare deri ne fund te ketij viti.

“Kjo eshte alternativa jone. Alternativa e luftes me zero tolerance ndaj varferise, krimit, ndaj mjerimit, ndaj korrupsionit. Kjo eshte alternativa jone. Alternativa e integrimit te vendit ne nato, levizjes pa viza, e integrimit te vendit ne bashkimin europian. Kjo alternative eshte shtepia e qytetareve dhe pavaresisht nga bidjet e tyre, jae te mirepritur. Krahas kesaj alternative eshte edhe ajo e kaloresit te rruges se vetme apo rruges se vetmise, i cili keto dite po ecen me turrevrap drejt shtepise se harreses politike”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te bashkohen me alternativen e Aleances per Qytetarin dhe per te bere kete ftese perdori nje nga slloganet e opozites, qe shenjestron direkt kreun e qeverise.

“Zoti rama ka zgjedhur  ne fushate “fajin e ka Saliu”. Fajet qe me njeh ti mua, uroj te me behen sa mali i Tormorrit , sepse ne ate rrugen tende te vetmise ti ke votuar kuder cdo projekti per qytetaret e Kucoves dhe Shqiperise, ke votuar kunder ujesjellesave, kunder parqeve industriale, kunder uljes se taksave, kunder rritjes se rrogave, kunder heqjes se vizave. Ke bere gjithcka per te futur vizat ne kuti. Me 8 maj votoni Aleancen per Qytetarin, aleancen qe hoqi vizat per shqiptaret, aleancen qe po zhvillon me shpejtesi kete vend, aleancen qe ju udheheq ju drejt Bashkimit Europian”, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›