Panair per promovimin e produkteve inovative
Në stendat e panairit kanë ekspozuar produktet dhe shërbimet e tyre kompani të njohura në tregun e brendshëm, që operojnë në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Por fokusi kryesor i panarit, që është i pari i këtij lloji i organizuar në Shqipëri ka qenë promovimi i produkteve inovative në fushën e energjetikës, transportit dhe infrastrukturës.
Produktet dhe shërbimet e prezantuara kanë pasuruar ndryshimet e shpejta në fushën e teknologjisë. Organizatorët e panairit thonë se një numër i madh kompanish shqiptare vitet e fundit janë treguar realisht dinamike duke ecur paralel me ndryshimet e shpejta teknologjike. Sipas tyre aktivitete të tilla përvecse nxjerrin në pah dinamizmin e sipërmarrjeve shqiptare krijojnë dhe mundësi të reja për biznesin.