Berisha Alternativa tjeter nga autobusi mavi mohon arritjet

Partia Demokratike prezantoi sot kandidatët për deputet në Peqin. Gjate fjales se tij, kreu i qeverise shigjetoi ashper kundershtarin e tij politik, pasi jo vetem qe nuk i njeh dhe i mohon arritjet e qeverisjes aktuale, por dhe mashtron qytetaret.
Sipas kreut te qeverise deklaratat e mohimit dhe bllokimit të kryetarit Rama, edhe Nastradini do ia kishte lakmi.
“Alternativa tjetër është para së gjithash alternativa e mashtrimit e mohimit, e atyre arritjeve që para së gjithash janë tuajat. Kur deklarohet se NATO-ja është natë, ose nga autobusi mavi dëgjon zërin e etërve, ose je tërësisht i papërgjegjshëm kur deklaron se 4 vitet e fundit nuk është bërë asgjë, qindra kilometra rrugë të asfaltuara në Peqin , në Gramsh në Dumre, në Librazhd deklaron se nuk janë asgjë.
Kur thua se 4 vitet e fundit nuk është bërë asgjë, mohon 181 shkolla, kopshte, ndërtesa universitare, të ndërtuara dhe të rindërtuara në qarkun e Elbasanit, ose kështu të thërret zëri i të parëve të tu dhe je i pashpresë, ose je i papërgjegjshëm”, u shpreh Berisha.
Por nga ana tjeter, Kryeministri duke parashtruar alternativen e kampit blu premtoi se dy vitet e para të mandatit Peqini do ketë lidhje direkte me Tiranën.
“Zotohem para jush se mandatin që vjen, do të marrim statusin e vendit kandidat, i cili shoqërohet me qindra milionë euro. Do hapim negociatat për vendet anëtarë ne BE. 4 vitet që vijnë do asfaltojmë cdo rruge dhe rrugicë ne rrjetin e Peqinit dhe qarkun e Elbasanit. 4 vitet që vijnë në rast se biznesi në Peqin u rrit me 70 %, me taksa që ulem dhe hoqëm me masat e tjera, bizneset e Peqinit do të rriten së paku me dy herë. 4 vitet që vijnë do të trefishojmë grantet për fermerët e Peqinit dhe e mbarë Shqipërisë. Do të rimbursojmë makineritë. Do të ndërtojmë dhe rindërtojmë gjitha shkollat dhe kanalizimet. Bashkimi Peqinit me Tiranën, me daljen e veçante nga Kumuna e Papër ne Baldushk është zotimi ynë. 12 km kanë mbetur, ju jap fjalën se dy vitet e para të mandatit do keni lidhje direkte me Tiranën”, garantoi, gjate ketij takimi kreu i qeverise.