Vdekja e Emmyt, jepet sot masa e sigurisë për Aziz Kelmendin
Gjykata e Tiranës pritet të japë sot masën e sigurisë për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi.
Ai akuzohet se ka tentuar të vrasë me dashje duke e goditur me mjetin e tij, për motive zhelozie këngëtaren Elsina Hideshaj, me emrin artistik Emmy.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në rrugën “Sadik Petrela”, pranë një lokali nate ku 47-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjetin e tij këngëtaren Emmy e cila është dërguar në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra në kokë.
Ndërkohë pritet që sot të jepet edhe masa e sigurisë për biznesmenin kosovar Aziz Kelmendi ku ndaj tij prokuroria ka ngritur akuzën e “plagosjes së rëndë me dashje”.