E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: “Anulimi i projektit nuk i cenon marrëdhëniet me SHBA-të”



Vetëm pak kohë para se shteti shqiptar të paditej nga firma amerikane “General Electric”, kryeministri Berisha deklaroi në një konferencë me donatorët e huaj se anulimi i kësaj kontrate nuk luante asnjë peshë në raportet dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara. “Anulimi i projektit të “General Electrik” për përmirësimin e rrjetit hekurudhor ‘Tiranë-Durrës’ nuk do të ndikojë në bashkëpunimin midis qeverisë shqiptare dhe kësaj kompanie. Qeveria shqiptare është e hapur për bashkëpunim dhe për investime”, - deklaroi asokohe Berisha. Në këtë kuadër, - sipas tij, - qeveria shqiptare po bënte përpjekje për përmirësimin e klimës së biznesit. Reagimi i kryeministrit Berisha erdhi pas një letre të dërguar disa ditë më parë në adresë të tij dhe ministrave Lulzim Basha dhe Genc Ruli nga kompania amerikane “GE”, e cila kërkonte përfshirjen e saj në një projekt tjetër, pas anulimit të projektit për përmirësimin e rrjetit hekurudhor “Tiranë- Durrës”. “Për momentin rigjallërimi i transportit hekurudhor shqiptar nuk përbën përparësi për qeverinë shqiptare. Ky rigjallërim është konceptuar nga ana e qeverisë vetëm në kuadër të zhvillimit të korridoreve europiane dhe rajonale. Qeveria parashikon zvogëlimin gradual të mbështetjes shtetërore për hekurudhën pasi ekonomia shqiptare, sipas saj, nuk mund të vazhdojë të mbajë pafundësisht barrën e rëndë të hekurudhave”, - ka deklaruar Berisha në këtë konferencë.

2 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›