E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pronaret, pakt me "Polin e Lirise"

Shoqatat "Pronesi me drejtesi" firmosi marreveshjen e bashkepunimit zgjedhor me "Polin e Lirise" duke deklaruar se Partia Republikane, ka tradhtuar ceshtjen e prones. Marreveshja e nenshkruar parashikon qe perfaqesuesit e shoqates "Pronesi me drejtesi" do te futen ne listat e deputeteve, perkatesisht te paret ne Qarkun e Durresit, te dyte ne Tirane, Vlore, Shkoder, Fier dhe Korce. "Na propozuan per kandidate per deputete, ne te gjitha qarqet e Shqiperise dhe per t'i dhene pergjigjen Partise Republikane, qe pronaret shqiptare, te cilet kerkojne pronat e tyre dhe bijte e tyre, kane te drejte morale qe kesaj partie, per tradhtine qe i beri, mos t'i jape asnje gjysme vote", beri te ditur Rrapo Danushi, kryetar i Shoqates "Pronesi me Drejtesi". Duke paralajmeruar zyrtarisht, nepermjet nje konference te perbashket per mediat, inkuadrimin e kesaj shoqate ne koalicionin e djathte politik, te drejtuar nga Ndoka dhe Shehi. "Eshte nje moment i rendesishem qe perfaqesuesit e kesaj shoqate, do te konkurrojne ne qarqet kryesore te vendit sipas marreveshjes mes perfaqesuesve te kesaj shoqate, LZHK-se por edhe perfaqesuesve te tjere brenda "Polit te Lirise", duke i dhene fryme nje levizjeje popullore", ka qene deklarata e djeshme e kreut te LZHK, Dashamir Shehi. Ai tha se per 18 vite partite kryesore nuk kane mbajtur premtimin per zgjidhjen e ceshtjes se pronave, dhe per "Polin e lirise", zgjidhja e kesaj ceshtjeje dhe ne vecanti kthimi dhe kompensimi i prones pronareve te ligjshem perben prioritet kryesor. Sekretari i shoqates "Pronesi me Drejtesi", Agim Toro nenvizoi se duhen zgjidhje te reja per pronat, dhe se qendrimi i partive kryesore nder vite ishte thjesht nje demagogji. Toro shpalli kandidaturen per deputet ne qytetin e Durresit, dhe theksoi se "ky organizem nuk do te jete kurre parti politike, por eshte i domosdoshem perfaqesimi ne Kuvend i shtreses se pronareve". Nderkohe qe jane percaktuar kandidate dhe ne Vlore, Tirane dhe Fier si dhe qytetet kryesore. Kreu i PDK, Nard Ndoka tha se eshte momenti per reflektim dhe se zgjidhja e ceshtjes se pronave eshte kerkesa kryesore per anetaresimin ne BE. Per te programi i Polit te Lirise eshte shprese e re per qeverisjen e Shqiperise, ndersa sulmoi programin e Partise Demokratike si nje program me demagogjite e radhes. Ndersa, kreu i LZHK-se tha se ne "Polin e Lirise" jane te mirepritur edhe monarkistet. Dy perfaqesuesit kryesore te "Polit te Lirise", Ndoka dhe Shehi jane shprehur se ceshtja e pronave do te jete prioriteti kryesor ne programin elektoral te ketij koalicioni politik qe perfaqesojne. "Ne konstatojme me keqardhje abuzimin dhe kaosin e jashtezakonshem qe eshte krijuar me pronat e pronareve legjitime, me grabitjen dhe tjetersimin e paligjshem qe u eshte bere ketyre pronave si dhe me premtimet e pa mbajtura nga forcat politike per zgjidhjen e drejte ligjore te ceshtjes se pronesise ne Shqiperi", u shprehen drejtuesit e "Polit".

Shehi

"Dy partite e vjetra, qe kane qeverisur ne keto 18 vjet, por edhe parti te tjera periferike qe jane perpjekur ta paraqesin veten si perfaqesuese te ish-pronareve, kane deshtuar me zgjidhjen legjitime te ceshtjes se pronesise", tha Shehi.

18 Vite Ka zgjatur sipas pronareve, zvarritja e zgjidhjes se ceshtjes se pronave. Nderkohe qe partite e medha por dhe partite qe jane identifikuar deri me tani me pronaret, nuk kane shenuar asnje progres, pronaret kane vendosur te jene vete pjese e Kuvendit.

Ndoka

"Eshte momenti per reflektim dhe zgjidhja e ceshtjes se pronave eshte kerkesa kryesore per anetaresimin ne BE. Programi i "Polit te Lirise" eshte shprese e re per qeverisjen e Shqiperise", eshte shprehur kreu i PDK, Nard Ndoka.

Ja.Ma


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›