E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Arritem objektivin. Ne koalicioni fitues

 Në pritje të certifikimit të rezultatit për Bashkinë e Tiranës, kryeministri Sali Berisha ka ftuar Kryesocialistin Edi Rama ti kërkojë prokurores së përgjithshme hetim në lidhje me kontestimet e tij. Në mbledhjen e grupit Parlamentar të PD-së, Kryeministri Berisha tregoi prova të reja në lidhje me procesin e numërimit të votive, ku sipas tij, 10 vota I janë mohuar kandidatit Basha në minibashkinë 8 dhe 46 vota nuk janë pasqyruar në tabelat e numërimit. 
“Ne kemi të gjitha dokumentat se në një qendër votimi në zonën 8 komisioneri socialist për të dëmtuar kandidatin tonë në mënyrë mashtruse ia doli të mos vendosë vulën në 10 vota. Që të gjitha janë për zotin Basha dhe dihet kutia cila është. Po në këtë zonë, dhe është ndoshta e vetmja, kur KZAZ e dominuar nga socialistët nuk pranoi të përfshijë në tabelat e numërimit 46 vota. Ne kemi të dhëna të sigurta se Basha aty kryeson mirë. Zoti Rama pretendon për kutitë. Unë e ftoj ta ftojë prokuroren e përgjithshme të nisë menjëherë hetimin. Të ftojë prokuroren” tha Berisha.

Kryeministri komentoi edhe raportin e OSBE/ODIHR lidhur me çështjen se baza ligjore për hapjen e kutive nuk është e qartë. 

“Raporti i ndërmjetëm ODIHR doli. E përshëndes atë. Ka një frazë ku thuhet se baza ligjore për hapjen e këtyre kutive për OSBE/ ODIHR nuk ishte e qartë. Ne nuk kemi thënë se nuk ka. Të nesërmen kryetari I komisionit në një intervistë theksoi se është marrë një vendim, në princip, por ne nuk kemi parë një vendim final të afishuar në ëeb-in e Komisionit Qëndror” tha Berisha.

Lidhur me humbjen që demokratët shënuan në disa bastione të djathta në këto zgjedhje vendore, Berisha theksoi se PD është një forcë politike që nxjerr përgjegjësinë dhe për këtë do të ketë një analizë të thellë. “Nuk mund të mos thekson se ne në disa qendra shumë të rëndësishme për ne kanë fituar rivalët tanë. Kjo do jetë sigurisht një çështje analize” tha Berisha.

Duke intepretuar nenin 117 për pavlefshmërinë e votës, Berisha theksoi se në këtë nen nuk është janë përfshirë votat e hedhura gabimisht në kutitë e tjera. Sipas Berishës, nëse nuk numërohen të gjitha votat, atëherë pabarazia prek kushtetutën e vendit. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›