E Diel, 1 Nëntor 2026

Situata politike tremben turistet. Anullojne udhetimet

 Konfliktet politike të cilat kanë degjeneruar në protesta dhe ngjarje të pakëndshme po dëmtojnë turizmin dhe ekonominë e vendit. Për Albanian Screen, ekspertë dhe operatorë në pjesën e incoming të turizmit thonë se shumë vizitorë janë të pavendosur për të vizituar Shqipërinë. 
“Që prej ngjarjeve të janarit ne kemi sinjale nga partnerët tanë të huaj të cilët në mënyrë konstante na pyesin si është situata apo si mund të jetë më vonë sepse gjërat mund të anullohen edhe në momentin e fundit nëse trazirat do shtohen. Kjo është shumë dëmtuese, jo vetëm për një biznes të caktuar, por të gjithë turizmin dhe ekonominë e vendit sepse gjërat janë të lidhura zinxhir” thotë Kliton Gërxhani, ekspert turizmi.

Shoqata e që operojnë në sektorin e hotelerisë dhe turizmit mbështesin deklaratën e kryeministrit por thonë se duhet të merren parasysh kërkesat e tyre.  

“Vazhdojmë t’i bëjmë thirrje politikës që gjërat të bëhen në rang institucional që të paktën të ruajmë imazhin relativisht pozitiv të këtij viti që kemi marrë në formë bonusi prej mediave ndërkombëtare dhe të përfitojmë prej këtij imazhi. Nuk mund të bëhet as marketing dhe as investime në turizëm nëse do të vazhdojmë të mos investojmë në këtë sektor” thotë Gërxhani.

Sezoni veror sapo ka nisur dhe gjatë fundjavave disa prej plazheve të njohura janë populluar nga pushuesit ditorë vendas. 

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›