Berisha: Arsimi profesional dhekonslolidimi i tij prioriteti ynë
TIRANE- “Arsimi profesional dhe konsolidimi i tij mbetet një nga prioritet më madhore të qeverisë katër vitet e ardhshme”. Ky është premtimi i kryeministrit Berisha gjatë inaugurimit të shkollës së mesme profesionale në Kamëz.
Godina e re, financim në kuadër të projektit IPA, të Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare me vlerë rreth 1 milion e 100 mijë euro, është ndërtuar në një sipërfaqe rreth 3400 m2, e standarteve europiane me rreth 24 klasa, laboratorë të kimisë, fizikës, biologjisë, IT-së, laboratorëve të specialitetit dhe palestër.
”Shkolla është pajisur me laboratorët më modernë dhe klasa sipas standardeve të Bashkimit Europian.”- tha Berisha
Shkolla ofron 9 drejtime kryesore: Teknologji Informacioni dhe Komunikimi; Hoteleri – Turizëm; Shërbime Mjete Transporti; Bujqësi; Shërbime Sociale dhe Shëndetësore; Teknologji ushqimore; Ekonomi biznes; Administrim zyre; Ekonomi bujqësore.
(sg/shqiptarja.com)