E Diel, 1 Nëntor 2026

Bizneset me shume kujdes me investimet, me pak gjate 2012-es Eglantina Nasi

Bizneset private, duket se po tregohen me te kujdesshme me investimet e ndermarra ne kuadrin e aktivitetit te tyre ekonomik. Duke kryer me pak tilla, si edhe duke marre me pak kredi per t’i investuar brenda tyre. Kjo dukuri citohet ne raportin me te fundit te Bankes se Shqiperise, referuar te dhenave te Institutit te Statistikave pergjate vitit 2012, pikerisht atyre mbi importin e makinerive dhe pajisjeve, nje ze kryesor ky per te testuar ecurine e investimeve private te nje biznesi. “Importi i makinave dhe pajisjeve, te cilat japin nje ide mbi ecurine e investimeve ne ekonomi, vijoi te regjistrojne renie edhe ne tremujorin e trete, megjithese me ritme me te uleta se ne dy tremujoret e pare te vitit”, citohet ne raportin e BSH-se. Ndersa shtohet me tej, se “te dhenat e importit te makinerive dhe pajisjeve per muajt tetor dhe nentor 2012, tregojne gjithashtu thellim te normes vjetore te renies ne tremujorin e katert”. Dukuri kjo e konfirmuar gjithashtu edhe nga te dhenat e Institutit te Statistikave, sipas te cilave, importi i makinerive dhe pajisjeve, pa perfshire mjetet e transportit, ishte vitin e kaluar -14.2% me i ulet se nje vit me pare, renie kjo e cila ka ardhur duke u thelluar gjate muajve te fundit te vitit. “Te dhenat japin nje pamje jo shume te favorshme per rikuperimin e normave rritese te investimeve private”, citojne ekspertet lidhur me nje situate te tille. Duke shtuar nga ana tjeter edhe faktin se “rritja e ulet e investimeve private te bizneseve, ndikohet nga kerkesa e brendshme dhe e jashtme e dobet, nga shkalla e shfrytezimit te kapaciteteve ekzistuese, nga gjendja financiare e perkeqesuar e bizneseve dhe nga standardet e shtrenguara te kreditimit”. Ku per kete te fundit, citohet gjithashtu se “standardet e bankave per kredine dhene bizneseve per qellime investimi kane vijuar te shtrengohen”. “Nga vrojtimi i besimit, pritjet e bizneseve per investime ne te ardhmen kane vijuar prirjen renese”, citohet ne raportin e BSH-se, lidhur me nje dukuri te tille. Duke konfirmuar ne kete menyre se bizneset ne teresi paraqesin me pak nxitje per te investuar ne kapacitete te reja dhe se po operojne brenda potencialeve te tyre ekzistuese. Nderkaq, ministria e financave, ne strategjine re asaj afatmesme, ka parashikuar, qe investimet private ne Shqiperi te kene nje rritje vjetore me rreth 5%. Konkretisht, kuadri buxhetor afatmesem parashikon se rritja e investimeve private reale eshte parashikuar ne nivelet respektive prej 5.1% ne vitin 2013, 5.7% ne 2014 dhe 5.5% ne 2015. “Parashikimi per 2013-2015 i investimeve private bazohet ne permiresimin e ndjeshem te likuiditetit ne sektorin financiar, si dhe trendin rrites ne te ardhmen afatmesme, pershpejtimin e rritjes se PBB-se gjate vitit 2013, rritjen e shfrytezimit te kapaciteteve dhe permiresimit te klimes se bizneseve”, citon dokumenti ne fjale i ministrise se Financave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›