E Diel, 1 Nëntor 2026

Toleranca fetare, pasuri te rendesishme te kultures shqiptare Nga Bujar Nishani

Historia e nje kombi, shenjohet edhe nga kremtimi i diteve te shenuara te themelimit te institucioneve te tij me te rendesishme ne rrugen drejt lirise, demokracise dhe perparimit ekonomik. E nje i tille, eshte edhe Komuniteti Mysliman Shqiptar, 90-vjetorin e te cilit po kremtojme sot. Qe ne vitet e para te formimit te vet, ai u shfaq jo vetem si flamurtar i promovimit te edukates dhe moralit te larte shoqeror, por edhe pararoje e nje institucioni te mireorganizuar, qe sherbeu si nje model per institucionet e tjera shteterore qe sa po lindnin ne epoken e jetes se monarkise shqiptare. Per t’u cmuar ne kete zhvillim, eshte edhe veprimtaria e shquar e Haxhi Vehbi Dibres, njeri prej firmetareve te aktit te pavaresise, Kryetari i pare i Senatit me 1912, si dhe Kryemyftiu i pare i Shqiperise pas shpalljes se Pavaresise.

“Zani i Nalte”, revista e pare zyrtare e ketij Komuniteti, me vijueshmerine e nivelit te larte shkencor e kulturor per kohen la gjurme te pashlyera ne zemrat e shqiptareve per shume breza me radhe, duke qendruar denjesisht perbri ikonave te tjera te shtypit shqiptar te viteve ‘30, si “Hylli i Drites” apo “Leka”. Ndihmesa e saj qe e vyer, ne endjen e atij indi te miqesise, dashamiresise per tjetrin, meshirimin per njeriun ne nevoje, per ndenjen e bamiresise, solidaritetit, qe u bene baza e identitetit tone social e psikologjik, qe arriti t’i rezistoje furtunes ateiste, qe regjimi komunist shfryu mbi te gjitha keto te korra qe edukimi fetar kish arritur te mbrunte me aq durim, zell e perkushtim. Vitet e renda te diktatures komuniste, nuk bene vetem qe vajtimi te qe kadri i Komunitetit Mysliman, per vuajtjet e torturat fizike, por edhe ato shpirterore, teksa ndjenin e provonin ndrydhjen e shtypjen e besimit ne ndergjegjen e tyre, per cdo namaz, agjerim apo haxh, qe u ndalohej. Nje tjeter jete i dha ketij komuniteti ngjarja e 16 nentorit te vitit 1990, kur rinia dhe popullata myslimane, hapen fuqishem dyert e izolimit ndaj lirise se besimit, duke u tubuar keshtu ne xhamine e Plumbit per te falur xhumane e pare, pas me shume se dy dekadash ndalimi, e per t’i dhene keshtu fund ateizmit te vetem te botes, shpallur me 1967. Nje rol te rendesishem ne kete veprimtari ka luajtur edhe Hafiz Sabri Koci, i cili vuajti ne burgjet komuniste per me shume se 20 vjet, duke vijuar keshtu plejaden e vyer te personaliteteve te botes se mendimit dhe veprimit mysliman, si Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korca, Hafiz Ibrahim Dalliu, etj. Parime te tilla si: besa, mikpritja, bujaria, toleranca etnike dhe fetare, ruajtja e farefisnise, harmonise familjare etj., qe jane nder normat themelore te sjelljes islame, u pervetesuan nga mbare shqiptaret pa dallim feje e prejardhjeje dhe sot ndoshta jane nga te paktat gjera, me te cilat ne vazhdojme te krenohemi perpara botes.

Ashtu, si tradita jone ekumenike, po keshtu edhe kjo tolerance e prirje e theksuar moralo-kombetare e islamit tone, perbejne dy pasuri te rendesishme te kultures sone, me te cilat ne jo vetem mund te komunikojme me boten, por te besojme se tashme ato jane te ngulitura ne karakterin tone identitar, per t’i dhene fytyre, qellim e mision, shprehjes se Zotit mbi kombin shqiptar ne te gjithe historine e ardhmerine e tij, drejt lirise, demokracise dhe endrres sone evropiane. Le ta ruajme kete fryme e kete besim, te tille, ashtu sic e kemi trasheguar, e le ta vendosim ate, me te gjitha vetite e tij me te mira, ne sherbim te te gjithe shqiptareve, kudo qe jane e ne zhvillim te perspektives se ceshtjes se tyre kombetare.

*Fjala e Presidentit te Republikes, Bujar Nishani, ne ceremonine kushtuar 90-vjetorit te Themelimit te Komunitetit Mysliman te Shqiperise.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›