Berisha: Arsimi profesional, larg tregut të punës
Arsimi profesional në vendin tonë nuk është në nivelet e dëshiruara, madje qëndron larg kërkesës dhe ofertës së tregut të punës. Gjithashtu, ai frekuentohet pak dhe pjesa më e madhe e të rinjve synojnë gjimnazet, jo profilizimin në këto shkolla. Përcaktime të tilla kanë ardhur dje nga vetë Kryeministri Sali Berisha, i cili mori pjesë në konferencën "Drejt një Arsimi dhe Formimi Profesional tërheqës dhe më pranë botës së punës".
Kreu i ekzekutivit vuri në dukje faktin se përqindja e nxënësve që ndjekin këto shkolla profesionale, në raport me arsimin e përgjithshëm, është e papranueshme. Ajo është rreth 22 për qind e numrit total, në një kohë kur objektivi duhet të jetë së paku 40 për qind. "Shpërndarja e shkollave dhe profesioneve nuk i përgjigjet plotësisht nevojave të ekonomisë dhe tregut, si dhe cilësia e shkollimit profesional lë për të dëshiruar. Mirëpo ky është një objektiv jetik dhe një drejtim themelor i arsimit", ka vërejtur shefi i qeverisë në prani edhe të dy ministrave, atij të Arsimit dhe të Punës. Madje ai e ka konsideruar ndarjen e kompetencave mes dy dikastereve si joeficente. "Janë dy ministri që trajtojnë këtë problem. Druaj se dualizmat historikisht kanë qenë problematike në çdo gjë. Ndaj edhe shpresoj që kjo konferencë të përcaktojë një plan të qartë dhe të kthjellët, mbi të cilin ne mund të ecim për realizimin e këtij objektivi të domosdoshëm", tha Berisha, ndërsa shtoi se "të dyja ministritë, të cilat janë të angazhuara në këtë proces, duhet të shqyrtojnë mirë se çfarë ndodh dhe përse zhvillimi i arsimit profesional nuk ecën me ritmet e duhura". Më tej, ai e ka përjashtuar mundësinë që kjo mungesë eficence të lidhet me probleme financiare. Sipas Berishës, qeveria është e vendosur të krijojë edhe një zë tërësisht të veçantë buxhetor për arsimin profesional, por ju përket ju të përcaktoni rrugët më të shpejta dhe më të sigurta të zhvillimit të tij sasior dhe cilësor. Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Fatos Beja, deklaroi se "kemi përfunduar dhe jemi në finalizimin e procedurave të miratimit të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, e cila bën përshtatjen e sistemit tonë edukativ me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve". Ai e konsideroi këtë si një hap shumë të rëndësishëm për njësimin e certifikatave dhe diplomave të nxënësve tanë me ato të moshatarëve të tyre evropianë, dhe njëkohësisht një garanci për një kërkesë-ofertë aftësisht profesionale të ngjashme në tregun tonë, si në tregun rajonal e kontinental. Ai vijoi më tej duke bërë të ditur se "kemi përfunduar dhe së shpejti do të kalojmë për miratim në qeveri e në Parlament ndryshimin e ri të ligjit ‘Për Arsimin dhe formimin profesional në Republikën Shqipërisë‘". Në këtë konferencë, merrte pjesë edhe shefi i Komisionit Evropian në Shqipëri, Helmuth Lohan. Ai tha se arsimi profesional është një pikë kyçe për ekonominë e një vendi. Ndërsa vlerësoi se Komisioni Evropian e konsideron arsimin profesional si një burim kryesor të qëndrueshmërisë së ekonomisë për vendet në zhvillim. Lohan gjithashtu shtoi se KE-ja do të mbështesë iniciativat e ndërmarra në këtë sektor, por është vetë Shqipëria që duhet të ndërmarrë reforma në këtë fushë.