E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Asgjë s’na frymëzon më shumë se Prekazi

Kryeministri Berisha shoqërohej nga Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi dhe autoritete të tjera të larta.
“Populli shqiptar është kombi i sakrificave më të mëdha. Adem Jashari, familja e tij përbën kurorën e përjetshme të kësaj sakrifice në historinë e luftërave dhe përpjekjeve tona, të cilat kanë qenë të panumërta e të vazhdueshme. Asnjë njeri nuk sakrifikoi për vendin, për dinjitetin, për kombin sa heroi, tribuni legjendar Adem Jashari, i cili ra për të fituar pavdekësinë me të gjithë familjen e tij dhe e shndërroi Prekazin për ditë të tëra në një Krujë të vërtetë”, tha ndër të tjerash Berisha.

Më pas, Kryeministri iu drejtua shtëpisë së Adem Jasharit dhe u takua me familjarë të tij, të cilëve u shprehu mirënjohjen dhe nderimin për sakrificën sublime të kësaj familjeje. “Asgjë nuk keni ne më frymëzuese se Prekazi, Krujën e dytë të shqiptarëve. U preka shumë, sepse ju i patë ata fëmijë. Ata kanë lindur të gjithë pas luftës, të gjithë kanë marrë emrat e martirëve të familjes Jashari, por, sërish, shndërrimi i ëndrrës dhe sakrificës së tyre në realitet është jetësimi më i madh për këtë familje, për tribunin legjendar dhe mbarë shqiptarët”, tha më tej kreu i qeverisë shqiptare.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha bëri homazhe edhe në varrin e heroit Shaban Palluzha. 

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›