Dade: Përshkallëzim lufte politike për votën
Në një konference, deputetja Arta Dade tha se Berisha më parë se të bëjë thirrje për bashkëpunimin e opozitës për reformat, duhet të plotësojë kushtet e kërkuara prej saj.
“Në mbrojtje të demokracisë Partia Socialiste do të përshkallëzojë luftën e saj politike duke nisur me mitingun e datës 10 tetor, ku janë ftuar të marrin pjesë të gjithë qytetarët që gjykojnë se është cenuar themeli i demokracisë – zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, theksoi Dade nga selia rozë.
Ajo shtoi se Partia Socialiste do të jetë gjithmonë e gatshme për të bashkëpunuar me partnerët ndërkombëtarë në mënyrë të veçantë me Bashkimin Evropian që Shqipëria të përfitojë liberalizimin e vizave. Sipas Dades, ky proces është i vonuar nga mungesa, jo vetëm e vullnetit politik të Sali Berishës, por edhe angazhimit të qeverisë së tij për përmbushjen e kushteve.
“Vlerësojmë vëmendjen e Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian ndaj liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen, si dy vende të mbetura të fundit në këtë proces”, tha më tej ajo.