Berisha: Asnjë deputet apo ministër i imi nuk ka për të pasur imunitet

Kryeministri Berisha ka sçaruar sot përmes një deklarate për mediat të gjithë opinion shqiptar se vendimi i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për pushimin e çështjes gjyqësore në ngarkim të ish ministrit të mbrojtjes Fatmir Mediu, nuk do të thotë aspak se kjo çështje ka përfunduar një herë e përgjithmonë. “Duke mos ndërhyrë në vendimet dhe pavarësinë e gjykatës, si Kryeministër dhe si Kryetar i kësaj mazhorance, rikonfirmoj edhe një herë qëndrimin tim të prerë se, për qeverinë time dhe deputetët e mazhorancës, sikundër edhe gjatë mandatit të shkuar, edhe gjatë këtij mandati, nuk ka dhe nuk do të ketë imunitet, nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë lloj pengese për institucionet e akuzës dhe organet gjyqësore për hetimin dhe penalizimin e deputetëve apo ministrave, njëlloj si qytetarët e thjeshtë të këtij vendi. Ky është standardi i kësaj mazhorance.” Thuhetë në deklaratën për mediat publikuar sot nga zëdhënësja Juela Meçani
...