E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imeraj: Meta nxit diversitetet brenda PS-së

Partia Socialiste reagoi sot ndaj deklarateve të Ilir Metës, duke theksuar se “tashmë ai flet për llogari të Sali Berishës dhe që të dy, bashkë me Fatos Nanon duan me çdo kusht ta kthejnë PS në një vegël të qeverisë duke e futur në parlamentin e votave të grabitura”. Ilir Meta, njeriu që mashtroi 83 mijë zgjedhësit që donin largimin e kryeministrit të Gërdecit, duhet ta kuptojë ashtu si dhe Sali Berisha, që PS nuk hyn në parlament pa u garantuar transparenca e zgjedhjeve të papranueshme të 28 qershorit”, tha zëdhënësja Armela Imeraj. Ajo shtoi se nxitja e diversioneve të konflikteve artificiale për të dobësuar PS nga ana e Sali Berishës, Ilir Metës dhe Fatos Nanos nuk e ndryshon dot qëndrimin e socialistëve e të të gjithë popullit opozitar ndaj një parlamenti të marr peng me manipulime e me korrupsion elektoral.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›