Milo: PS të mos bojkotojë Parlamentin
Kyetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo është shprehur kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e Partisë Socialiste. “Partia Socialiste, si partia më e madhe opozitare në Shqipëri, mban përgjegjësi nëse e lë vendin pa një qëndrim opozitar institucional në këto momente kur opozita duhet më shumë”, tha Milo për mediat. Sipas tij, “nuk ka qeveri që të ndihet më komode kur ka larg instucioneve opozitën, vetëm me deklarata indirekte për hyrjen në kuvend, deklarata që lidhen me plotësim të kushteve për hetim dhe transparencë të zgjedhjeve të 28 qershorit”. Për koalicionin Berisha-Meta, Milo u shpreh se “politika ka arritur në një fazë të atillë që t’i shikojë kombinacionet politike një normalitet demokratik“. Ai tha se “LSI është një lëvizje pragmatiste dhe kjo marrëveshje ishte një lëvizje politike për të ardhur në pushtet pas një konsumimi 4-vjeçar në opozitë, por edhe e imponuar nga përplasjet e mëdha mes të majtës“.
...