Topi dekreton 15 ministrat e rinj të qeverisë Berisha II

Presidenti i Republikës Bamir Topi ka dekretuar sot qeverinë e re të drejtuar nga kryeministri Sali Berisha. Vendimi i kreut të shtetit, erdhi pesë ditë pasi kryeministri Berisha kishte dërguar listat me emrat e 15 minitrave të rinj, që do të jenë pjesë e kabinetit për katër vitet e ardhshme. Pas miratimit nga ana e presidentit, emrat e ministrave të rinj do të shkojnë në Parlament, ku pritet të marrin detyrën zyrtarisht pasi të jenë mandatuar nga të zgjedhurit e popullit.
Më 9 shtator, presidenti Topi dekretoi Berishën për të formuar qeverinë e re, të dalë pas zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit, kur Partia Demorkatike fitoi edhe një mandat të dytë qeveritar. Në përbërje të qeverisë së re është edhe Lëvizja Socialiste për Integrim, një parti e majtë, e cila do të drejtojë postin e zëvendëkryeministrit dhe tre ministri. Tashmë i mbetet Kuvendit, për të miratuar qeverinë e re.
Ministrat e dekretuar
1-Ilir Meta - Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm (LSI)
2-Lulzim Basha- Ministër i Brendshëm (PD)
3-Bujar Nishani – Ministri i Drejtësisë (PD)
4-Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit (PD)
5-Ridvan Bode- Ministër i Finacave (PD)
6-Genc Ruli – Ministër i Bujqësisë (PD)
7-Sokol Olldashi- Ministër i Transporteve dhe Telekomunikacionit (PD)
8-Arben Imami- Ministër i Mbrojtjes (PD)
9-Myqerem Tafaj- Ministër Arsimit dhe Shkencës (PD)
10-Petrit Vasili- Ministër i Shëndetësisë (LSI)
11-Dritan Prifti- Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (LSI)
12-Spiro Ksera – Ministër i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta (PD)
13-Genc Pollo-Ministër Shteti (PD)
14-Ferdinand Xhaferi-Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (PD)
15-Fatmir Mediu – Ministër i Mjedisit (PR)
...